Home / Sport / Përfundon sezoni për Xhemajlin

Përfundon sezoni për Xhemajlin

Blerim Xhemajli pritet të mbetet jashtë fushës së gjelbër për rreth dy muaj, pas lëndimit të ligamenteve të gjurit. Mesfushori shqiptar, sipas të gjitha gjasave, ka përfunduar sezonin, ndërsa rrezikon ta humb edhe mundësinë për të luajtur me Zvicrën në kampionatin botëror Afrika e Jugut 2010.

Blerim Xhemajli ka marrë lajme të këqija, pas një kontrollimi të detajuar mjekësor që i është bërë të hënën. Sipas medieve italiane, mesfushori shqiptar pritet të mungojë rreth dy muaj, pas lëndimit të ligamenteve të gjurit të majtë.

Sipas të gjitha gjasave, ish futbollisti i Boltonit ka përfunduar sezonin pas këtij lëndimi, ndërsa rrezikon ta humb edhe mundësinë për të luajtur me përfaqësuesen e Zvicrës në kampionatin botëror Afrika e Jugut 2010, që fillon më qershor të këtij viti.

23-vjeçari lëndoi ligamentet e gjurit të majtë pas një përplasjeje me mesfushorin e Palermos, Giulio Migliaccio.

Kjo nuk është hera e parë që futbollisti me prejardhje nga Tetova pëson një lëndim të tillë. Ai gjatë sezonit 2006/2007, sa ishte pjesë e klubit zviceran Zurich, lëndoi ligamentet e gjurit, të cilat e lanë jashtë fushës gati një vit.

Xhemaili në afatin kalimtar të verës, që e lamë pas, nga Torino u huazua te Parma, ku luajti një rol të rëndësishëm. Mungesa eventuale e Xhemajlit vetëm sa do t’i përkeqësonte gjërat në Parma, që pas një fillimi shumë të mirë të sezonit ka pësuar 5 humbje në 6 takimet e fundit.

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *