Home / Lajme / Maqedoni / Po na kërcënohet asimilimi?!

Po na kërcënohet asimilimi?!

13 shkurt
Me këtë proces po goditen drejtpërdrejt shqiptarët pikërisht në ato zona ku janë më të rrezikuar nga asimilimi, pra në ato shtete ku nuk kanë pushtet të vetin real, siç është Maqedonia, Serbia e Mali i Zi. Dhe kjo gjendje si duket edhe po u konvenon eksponentëve shqiptarë të pushteteve në këto shtete, meqë kështu po zvogëlohet numri i popullatës shqiptare, dhe me këtë edhe kërkesat e tyre për punësime, shkollim, kushte jetese, etj.

Sherri i vizave

Ashtu siç kanë nisur të rrjedhin lumenjtë e rinj të emigrimeve shqiptare, kam dronë se në regjistrimin e ardhshëm të popullsisë në Maqedoni, shqiptarët do të dalin nën 20 përqind, dhe me këtë automatikisht do të futen në kuotat e pakicave rome, turke, vllahe, etj., duke humbur edhe të gjitha privilegjet e tjera që dilnin nga Marrëveshja e Ohrit e pasluftës së 2001-shit.

Atë që Maqedonia, Serbia e Mali i Zi nuk e arritën përmes mjeteve të dhunës, tashti në mënyrë shumë të lehtë dhe të sofistikuar po e arrijnë në kushte të paqes! Tani, me ose pa vetëdije, në këtë qëllim të keq, atyre po u ndihmon edhe Bashkimi Evropian, përmes projektit të ashtuquajtur ‘liberalizimi i vizave’!

Emigrimet

Që kur Evropa hoqi barrierat kufitare për këto tre shtete të Ballkanit në fund të vitit të kaluar, qindra-mijëra shqiptarë me të madhe po i braktisin vatrat e tyre shekullore. Për çdo ditë, me dhjetëra autobusë e mjete të tjera po nisen drejt perëndimit me familje të tëra shqiptare nga Maqedonia, Lugina e Preshevës e Malësia e Malit të Zi, në kërkim të një jete më të mirë ekonomike e sociale. Ato kryesisht i janë drejtuar Belgjikës, Francës e shteteve skandinave, atje ku vërehet mungesë e popullatës, dhe shqiptarët si racë e bardhë, po janë mëse të ‘mirëseardhur’, kundrejt popujve tjerë aziato-afrikanë.

Thuhet se Presheva dhe rrethinat e saj për çdo ditë po zbrazen nga ikjet masive të familjeve të tëra shqiptare, të shtyrë nga paperspektiva dhe zullumi i formave të ndryshme që Serbia po e ushtron ndaj tyre dekada me radhë. Po ashtu, edhe një masë shumë e madhe e të rinjve të papunë shqiptarë në Maqedoni, me gjithë familje po ia mësyjnë vendeve të perëndimit, ku ende po funksionon institucioni i azilit, për shkak të pasigurisë në Maqedoni dhe problemeve të saj të theksuara në raport me Greqinë për kontestin e emrit.

Edhe shqiptarët nën Malin e Zi, të cilët tanimë disa dekadat e fundit po tkurren me të madhe nga trungu shqiptarë, përmes integrimit dhe asimilimit, tani po përballen edhe me përforcimin e ndjeshëm të fenomenit të emigrimit, si rezultat i heqjes së vizave nga ana e Bashkimit Evropian.

Pra, tani me të vërtetë po dalin në shesh projeksionet tona dhe të disa analistëve, se ky proces i liberalizimit të vizave, sa është i mirë, aq është edhe i keq për bërthamën kombëtare të shqiptarëve, e cila gjithnjë e më tepër po pëson goditje të rënda në kushte paqeje.

Me këtë proces po goditen drejtpërdrejt shqiptarët pikërisht në ato zona ku janë më të rrezikuar nga asimilimi, pra në ato shtete ku nuk kanë pushtet të vetin real, siç është Maqedonia, Serbia e Mali i Zi. Dhe kjo gjendje si duket edhe po u konvenon eksponentëve shqiptarë të pushteteve në këto shtete, meqë kështu po zvogëlohet numri i popullatës shqiptare, dhe me këtë edhe kërkesat e tyre për punësime, shkollim, kushte jetese, etj.

Asimilimi

Pra, përpos rrezikut të madh që ekziston në aspekt të asimilimit të atyre shqiptarëve që po emigrojnë në vendet e perëndimit, kjo katrahurë edhe më keq do të reflektohet në statusin e ardhshëm politiko-juridik të shqiptarëve që mbesin të jetojnë aty ku i ka falë Zoti.

Ashtu siç kanë nisur të rrjedhin lumenjtë e rinj të emigrimeve shqiptare, kam dronë se në regjistrimin e ardhshëm të popullsisë në Maqedoni, shqiptarët do të dalin nën 20 përqind, dhe me këtë automatikisht do të futen në kuotat e pakicave rome, turke, vllahe, etj., duke humbur edhe të gjitha privilegjet e tjera që dilnin nga Marrëveshja e Ohrit e pasluftës së 2001-shit.

Ndërsa, shqiptarët që jetojnë edhe ashtu në një numër simbolik në Serbi (Lugina e Preshevës) e Mal të Zi, për pak vite do të fshihen edhe nga grafat e pakicave kombëtare në këto shtete dhe do të asimilohen tërësisht!
Lus Zotin, inshalla jam gabim!

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *