Home / Lajme / Rajon / Policia greke vret shqiptarin e dyshuar për grabitje banke

Policia greke vret shqiptarin e dyshuar për grabitje banke

17 shkurt
Raportet e para flasin se personi i vrarë është emigrant shqiptar. Sipas këtyre raporteve, dy personat e dyshuar për grabitjen e bankës të martën kanë arritur t’i ikin policisë duke hedhur ndaj tyre granata dore.

Një persona ka humbur jetën, kurse dy policë janë vrarë gjatë të shtënave mes policisë dhe dy personave të dyshuar për grabitjen e një banke në pjesën lindore të Athinës, transmeton agjencia greke ANA.

Raportet e para flasin se personi i vrarë është emigrant shqiptar. Sipas këtyre raporteve, dy personat e dyshuar për grabitjen e bankës të martën kanë arritur t’i ikin policisë duke hedhur ndaj tyre granata dore.
Më pas njëri prej tyre është kapur nga policia, kurse tjetri është strehuar në një shitore, prej ku ka vazhduar me të shtënat në drejtim të policisë. Gjatë kësaj përleshje, shqiptari identiteti i të cilit akoma nuk bëhet i ditur, ka humbur jetën.

Gjithashtu lexo

Daçiq: Demarkacioni Kosovë–Serbi, zgjidhje e përhershme

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq ka thënë se ideja e tij për demarkacionin …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *