Home / Lajme / Maqedoni / Policia ndërpreu një kanal ndërkombëtar për tregti me njerëz dhe kontrbandë të migrantëve nga Shqipëria

Policia ndërpreu një kanal ndërkombëtar për tregti me njerëz dhe kontrbandë të migrantëve nga Shqipëria

23 shkurt
Gjatë ditës deri në Prokurorinë themelore publike për krim të organizuar dhe korrupsion do të parashtrohen aktpadi kundër 19 autorëve (prej të cilëve 17 shtetas maqedonas dhe dy shtetas shqiptarë) për shkak të ekzistimit të dyshimi themelor se kanë kryer vepra penale (kontrabandë migrantësh) dhe “organizimin e grupit për kryerjen e veprave penale tregti me njerëz, tregti e minorenëve dhe kontrabandë me migrantë. Të dyshuarit sot në mëngjes me material argumentues janë nxjerrë para Gjykatësit hetues në Gjykatën themelore 1.

Policia ndërpreu një kanal ndërkombëtar i cili për një kohë të gjatë ka qenë i përdorur për tregti të paligjshme me njerëz dhe kontrabandën e migrantëve nga Shqipëria përmes Maqedonisë me destinacion përfundimtar Greqinë.

Siç njoftoi sot ministrja e Punëve të Brendshme, Gordana Jankulloska janë dokumentuar 50 rrugë, ku janë kontrabanduar 120 migrantë shtetas shqiptarë. Për kontrabandën, grupi kriminal i ka paguar mjete financiare me vlerë prej 2.000 deri në 2,500 euro për migrant.

Në këtë rast, i realizuar në gjasht muajt e kaluar nën emër operativ “Albatros” nga liria janë privuar D,F (35) , B.B.(40), I.А.(20), B.B.(19), K.N (39) dhe Е.L.(50), të gjithë nga Struga, I.М.(29), и Z.SH.(34) nga Kërçova, А.P.(34) nga Manastiri. P.Z.(45), P.B. (46) dhe В.М.(49) nga Shkupi, А.G.(46) nga Gjevgjelia dhe D.V.(31) nga Ohri, anëtarët e grupit kriminal.

Gjatë ditës deri në Prokurorinë themelore publike për krim të organizuar dhe korrupsion do të parashtrohen aktpadi kundër 19 autorëve (prej të cilëve 17 shtetas maqedonas dhe dy shtetas shqiptarë) për shkak të ekzistimit të dyshimi themelor se kanë kryer vepra penale (kontrabandë migrantësh) dhe “organizimin e grupit për kryerjen e veprave penale tregti me njerëz, tregti e minorenëve dhe kontrabandë me migrantë. Të dyshuarit sot në mëngjes me material argumentues janë nxjerrë para Gjykatësit hetues në Gjykatën themelore 1.

Gjatë kryerjes së kontrollit nga ana e Sektorit për krimin e organizuar u gjet edhe një migrant -shtetas shqiptar, ndërsa janë konfiskuar edhe pesë automjete, si dhe sende të tjera me të cilat është kryer inkriminimi i kontrabandës

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *