Home / Lajme / Maqedoni / PPD:Ikjet masive me fajin e politikes se VMRO-BDI-se

PPD:Ikjet masive me fajin e politikes se VMRO-BDI-se

25 shkurt-
“Mu për këtë apelojmë tek qytetarët shqiptar që e kanë marë rrugën e egzodit drejtë këture shteteve, ta respektojnë regjimin e vizave dhe në afat të caktuar të kthehen në trojet e veta familjare që përmes kontributit kombëtar ta pengojnë realizimin tinzar të spatrimit etnik të trojeve shqiptare për të dhënë fund qeverisjes antishqiptare të VMRO-DPMNE-së dhe BDI-së”, thuhet në fund të komunikatës.

Urim Hasipi
Tetove, 25 shkurt-
Largimi I të rrinjëve shqiptarë nga maqedonia, drejt vendeve të Evropës ka shfaqur shqetësime edhe tek Partia për Prosperitet demokratik e cila përmes një komunikate thekson se egzodi gjithnjë më i shprehur i rinisë shqiptare drejtë vendeve të Unionit Europian, pas liberalizimit të vizave, nuk është pasojë e manipulimeve të agjencioneve për udhëtim, por egzodi i rinisë shqiptare drejtë shteteve të Europës, është pasojë e manipulimeve të funkcionarëve qeveritar nga rradhët e BDI-së, të cilët vite me rradhë i mashtrojnë votuesit e vet dhe gjithë qytetarët shqiptar në Maqedoni për një mirëqenje më të mirë politike dhe ekonomike.

“Egzodi i shqiptarëve në fakt është edhe një dëshprim i madh ndaj politikës aktuale dhe qeverisjes destruktive të marionetëve të BDI-së të instaluar në këtë koalicion Qeveritar që në fakt vet i dëbon qytetarët shqiptar nga trojet e tyre etnike, për të qen më të rehatshëm në veprimet e tyre koruptive.

Me vet faktin se vetëm shqiptarët e jo edhe maqedonasit, kërkojnë strehim në këto shtete për ta siguruar gjendjen ekonomike të familjeve të veta, është edhe një dëshmi se kjo qeveri përveç diskriminimit dhe dhunës politike ushtron edhe diskriminim dhe dhunë ekonomike vetëm ndaj shqiptarëve”, thuhet në komunikatën e PPD-së.Më tej në këtë komunikatë thuhet se vetëm fundi i një qeverisjeje të këtillë do ti liroj shqiptarët edhe nga dhuna edhe nga diskriminimi ekonomik.

“Mu për këtë apelojmë tek qytetarët shqiptar që e kanë marë rrugën e egzodit drejtë këture shteteve, ta respektojnë regjimin e vizave dhe në afat të caktuar të kthehen në trojet e veta familjare që përmes kontributit kombëtar ta pengojnë realizimin tinzar të spatrimit etnik të trojeve shqiptare për të dhënë fund qeverisjes antishqiptare të VMRO-DPMNE-së dhe BDI-së”, thuhet në fund të komunikatës.

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *