Home / Lajme / Rajon / PS në seancë, Dokle: Hetim kutive ose dalim nga Kuvendi

PS në seancë, Dokle: Hetim kutive ose dalim nga Kuvendi

25 shkurt

Nga selia e socialisteve konfirmohet se nga kryetarja e Parlamentit Jozefina Topalli, ka dërguar një ftesë zyrtare kryetarit të PS-së Edi Rama, për të qenë ai vetë i pranishëm në seancë, duke u akomoduar në lozhat e kuvendit. Nuk dihet ende si do të jetë përgjigjja e liderit të partisë më të madhe në opozitë.

Pas 6 muajsh mungesë në Kuvend, deputetët socialistë do të rikthehen pasditen e sotme në sallën e Kuvendit.
Grupi PS zyrtarizon draftet ligjore te cilat do te paraqiten sot ne Kuvend. Drafet kane te bejne me hetimin e pakushtezuar dhe te pakufizuar te zgjedhjeve.

Kryetari i Asamblesë së Përgjithshme Gramoz Ruci do të lexojë deklaratën që Partia Socialiste ka përgatitur për të lexuar sot pasdite në Parlament. Vendimi është marrë nga mbledhja e grupit parlamentar të PS-së i cili ka zgjatur 30 minuta dhe është zhvilluar sot ne mesdite në selinë rozë.

Nga selia e socialisteve konfirmohet se nga kryetarja e Parlamentit Jozefina Topalli, ka dërguar një ftesë zyrtare kryetarit të PS-së Edi Rama, për të qenë ai vetë i pranishëm në seancë, duke u akomoduar në lozhat e kuvendit. Nuk dihet ende si do të jetë përgjigjja e liderit të partisë më të madhe në opozitë.

Dokle: Maxhoranca te reflektoje mbi draftet e PS-se

“Partia Socialiste do të shkojë në Parlament për të bërë betimin dhe për të paraqitur dy drafte ligjore”- Vendimi politik u bë publik nga deputeti socialist Nami Dokle menjëherë pas përfundimit të mbledhjes së grupit parlamentar të PS-së.

Duke e cilësuar këtë mbledhje si vazhdim i mbledhjes së djeshme të grupit parlamentar Dokle sqaroi dhe përmbajtjen e dy projektligjeve.

“ Drafti i parë ka të bëjë me vendimin për ngritjen e komisionit hetimor për një hetim të pakufizuar dhe të pakushtëzuar. Drafti i dytë do të shërbejë një standardi europian për zgjedhjet që garanton cdo parti që ka ankesa që të kërkojë hapjen e kutive dhe hetimin e plotë të zgjedhjeve.”

Në të njëjtën linjë me deklaratën e djeshme të kryetarit të Partisë Socialiste Edi Rama, Dokle tha se është në dorë të maxhorancës për të vendosur nëse do që opozita të jetë në parlament.

“Për këto dy drafte, që janë pjesë e standarteve europiane që Shqipëria duhet të fitojë, presim reagimin dhe reflektimin e maxhorancës. Është e drejtë e detyrim i PD-së, i maxhorancës dhe i qeverisë të reflektojë mbi këtë bazë.

Ne hyjmë në Parlament për të mos dalë, ama për të mos hyrë në parmalent nëse nuk sigurohet transparenca e zgjedhjeve. Nuk mund të rrimë në Parlament mbi kutitë e mbyllura.
(s.g/Balkanweb)

Gjithashtu lexo

Vdes ish-kryeministri Bajram Rexhepi – (VIDEO)

Ish- kryeministri i Kosovës, Bajram Rexhepi ka ndërruar jetë pas një sëmundje për të cilën …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *