Home / Lajme / Maqedoni / Publikohet numri i nxënësve që do të pranohen në shkollat e mesme në vitin shkollor 2010/2011

Publikohet numri i nxënësve që do të pranohen në shkollat e mesme në vitin shkollor 2010/2011

23 shkurt-
Në shkollën e mesme ekonomike “8 Shtatori”- Tetovë në vitin e parë shkollor 2010/2011 planifikohen të regjistrohen gjithsej 442 nxënës në 13 paralele. Mësimin në gjuhën shqipe do ta vijojnë 340 nxënës në 10 paralele dhe në gjuhën maqedonase 102 nxënës në 3 paralele.
Në shkollën e mesme tekstile “Gjoce Stojçeski” Tetovë, në vitin e parë shkollor 2010/2011 planifikohet të pranohen gjithsej 292 nxënës në 9 paralele. Mësimin në gjuhën shqipe do ta vijojnë 258 nxënës në 8 paralele, ndërsa në gjuhën maqedonase 34 nxënës në 1 paralele.

Sektori për Veprimtari Publike në komunën e Tetovës ka publikuar numrin e nxënësve që do të pranohen në vitin e ardhshëm shkollor 2010 – 2011. Sipas këtij sektori, në komunën e Tetovës nxënësit që aktualisht ndjekin mësimin në klasën e VIII në shkollat fillore të komunës së Tetovës janë gjithsej1446. Aktualisht në shkollat e mesme të komunë së Tetovës mësimin e vijonë 2901 nxënës në 88 paralele, edhe atë 2384 nxënës në 70 paralele me mësim në gjuhën shqipe, 472 nxënës në 17 paralele me mësim në gjuhën maqedonase dhe 45 nxënës në 1 paralele me mësim në gjuhën turke.
Sipas drejtorëve të shkollave të mesme në vitin shkollor 2010/2011 numri i nxënësve që duhet të pranohen do të përfshihet në 99 paralele edhe atë: 77 paralele me mësim në gjuhën shqipe, 21 paralele në gjuhën maqedonase dhe 1 paralele ne gjuhën turke.
Në shkollën e mesme komunale “Kiril Pejçinoviq” në Tetovë, në vitin e parë shkollor 2010/2011 planifikohet të regjistrohen gjithsej 918 nxënës në 27 paralele. Mësimin në gjuhën shqipe do ta vijojnë 816 nxënës në 24 paralele dhe në gjuhën maqedonase 102 nxënës në 3 paralele.
Në shkollën e mesme ekonomike “8 Shtatori”- Tetovë në vitin e parë shkollor 2010/2011 planifikohen të regjistrohen gjithsej 442 nxënës në 13 paralele. Mësimin në gjuhën shqipe do ta vijojnë 340 nxënës në 10 paralele dhe në gjuhën maqedonase 102 nxënës në 3 paralele.
Në shkollën e mesme tekstile “Gjoce Stojçeski” Tetovë, në vitin e parë shkollor 2010/2011 planifikohet të pranohen gjithsej 292 nxënës në 9 paralele. Mësimin në gjuhën shqipe do ta vijojnë 258 nxënës në 8 paralele, ndërsa në gjuhën maqedonase 34 nxënës në 1 paralele.

Në shkollën e mesme për arsim profesional “Mosha Pijade” Tetovë, në vitin e parë 2010/2011 planifikohet të pranohen gjithsej 1054 nxënës në 31 paralele. Me mësim në gjuhën shqipe 748 nxënës në 22 paralele, ndërsa me mësim në gjuhën maqedonase 306 nxënës në 9 paralele.
Në shkollën e mesme medicinale “ Nikolla Shtejn” Tetovë, në vitin e pare 2010/2011 planifikohen të pranohen 646 nxënës në 19 paralele. Mësimin në gjuhën shqipe do ta vijonë 442 nxënës në 13 paralele, në gjuhën maqedonase 170 nxënës në 5 paralele, ndërsa mësimin në gjuhën turke do ta vijojnë 34 nxënës në 1 paralele.

Sipas Sektorit për Veprimtari Publike në Komunën e Tetovës konkursin për regjistrimin e nxënësve në vitin shkollor 2010/2011 do ta shpall Ministria e Arsimit dhe Shkencës me së voni deri më 31 mars të 2010-s. Pasi që në dy vitet e ardhshme planifikohen të përfshihen edhe rreth 2000 nxënës të tjerë është propozuar që të ndërtohen edhe dy shkolla të mesme profesionale dhe një në gjimnaz në objektin e kazermës së Tetovës. Njëkohësisht MASH-i do të njoftohet për mjetet e nevojshme financiare për t’i adaptuar objektet e sipërshënuara për punë normale dhe për ndërtimin e dy konvikteve për nxënësit e shkollave të mesme.

Gjithashtu lexo

Starnawski përsëri zhytet në Matkë

Zhytësi i famshëm speleologjik, Krzysztof Starnawski nga Polonia, së bashku me ekip të zhytësve vendas …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *