Home / Lajme / Maqedoni / Qëndrimi i BFI-së lidhur me projektin ‘Shkupi 2014

Qëndrimi i BFI-së lidhur me projektin ‘Shkupi 2014

12 shkurt
“Bashkësia Fetare Islame e RM-së që më herët e ka aktualizuar ndërtimin e Burmali Xhamisë, si në biseda me Qeverinë,respektivisht kryeministrin, ashtu edhe me kërkesë konkrete drejtuar Komunës Qendër, për plotësimin e planit detal urbanistik për t`u përfshirë në të edhe ky objekt i bukur i kulturës islame”, thuhet në njoftimin e BFI-së.

Urim Hasipi
Bashkësia Fetare Islame e RM me habi dhe keqardhje pranoi lajmin për videoprezentimin e proejektit për ndërtimin e objekteve dhe monumenteve në Sheshin e qytetit të Shkupit si dhe ndërtimin e objekteve në anën e majtë të lumit Vardar, në të cilin projekt nuk është përfshirë edhe ndërtimi i Burmali Xhamisë, si objekt i vetëm ku do të faleshin pjesëtarët e Fesë Islame në anën e djathtë të Vardarit në rajonin urban të qytetit të Shkupit.

“Bashkësia Fetare Islame e RM-së që më herët e ka aktualizuar ndërtimin e Burmali Xhamisë, si në biseda me Qeverinë,respektivisht kryeministrin, ashtu edhe me kërkesë konkrete drejtuar Komunës Qendër, për plotësimin e planit detal urbanistik për t`u përfshirë në të edhe ky objekt i bukur i kulturës islame”, thuhet në njoftimin e BFI-së.

Sipas BFI-së dëshirat dhe kërkesat e popullatës qindmijshe muslimane nuk e brengosin këtë Qeveri, e cila siç thuhet në njoftim. nuk ka ndjenja për nevojat shpirtërore dhe nevojat e tjera të muslimanëve në RM.

“Prej viti në vit Bashkësia Fetare Islame e RM margjinalizohet dhe prona e saj uzurpohet me vendime dhe qëndrime të Qeverisë së RM. Në bazë të akteve juridike pronë e Bashkësisë Fetare është edhe Kapan Ani, Suli An, Arabati Baba Teqe dhe shumë objekte të tjera. Ato janë marrë me akte të nacionalizimit, eksproprijimit ose akte të tjera revolucionare dhe sipas Ligjit për denacionalizim të njejtat duhet t`i kthehen Bashkësisë Fetare Islame” thuhet në njoftimin e BFI-së.

Bashkësia Fetare Islame e Maqedonisë edhe njëherë kërkon nga Qeveria dhe Komuna Qendër të bëjnë ndërrimin e Planit Detal Urbanistik duke përfshirë edhe Burmali Xhaminë në plan ashtu siç bëri Qeveria përmes Ministrisë për Kulturë për përcaktimin e vendit për kishën e re Shën Elena dhe Konstatin në pjesën e Sheshit, ndërkaq, Burmali Xhamia gjendet në zonën ndërtimore që është një rrethanë plotësuese.

“Ekzistimi i Burmali Xhamisë njëherit do të jetë simbiozë mes dy brigjeve të lumit Vardar e cila edhe njëherë do të tregojë se sheshet janë vende të afrimit dhe bashkimit e jo vende të ndarjes dhe urrejtjes”, qëndron në njoftimin e Rijasetit të BFI-së

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *