Home / Lajme / Maqedoni / Qeveria vendosi që t’i ulë akcizat e automjeteve

Qeveria vendosi që t’i ulë akcizat e automjeteve

12 shkurt-
Duke përmendur shembuj për uljen e akcizave, Stavreski tha se nëse për automjetet që deri tani kushtonin midis pesë dhe 10.000 euro, me modelin e tanishëm paguhet 244 euro akcizë, me modelin e ri kjo do të arrijë midis 80 dhe 200 euro. Te automjetet më luksoze akciza lëviz nga 2.000 deri në 8.000 euro, ndërsa me ndryshimin do të jetë nga 3.000 deri në 8.500 euro, në varësi nga vlera.

Urim Hasipi
Qeveria vendosi që t’i ulë akcizat e automjeteve të vjetra dhe për 90 për qind nga ato të rejat dhe konfirmoi model të ri për llogaritjen e këtij tatimi i cili bazohet në vlerën e automjeteve, në vend të kubikazhit të motorrit, informoi sot në pres-konferencë nënkryministri dhe ministri i Financave Zoran Stavreski.

Sipas modelit të ofruar për përllogaritje, automjetet me vlerë të fakturës deri në 3.000 euro janë plotësisht të liruara nga pagimi i akcizave. Për të gjitha automjetet e rinj në 6.000 eruo me vlerë fature akciza është deri në 90 euro. Ulja e akcizave lëviz nga 50 deri në 500 euro, në varësi të vlerës së automjeteve, ndërsa rritje ka për akcizat në rreth 10 për qind nga automjetet që ndodhen në kategorinë më lukzoze.

Modeli i ofruar për përllogaritje parashikon për automjetet midis 3.000 dhe 4.000 euro fatur me vlerë akcize që arrin 0,5 për qind ose 20 euro, për ato midis 4.000 dhe 5.000 euro një për qind ose 50 euro, midis 5.000 dhe 6.000 euro 1,5 për qind ose 90 euro. Nga 6.000 deri në 8.500 euro do të paguhet dy për qind akcizë ose 170 euro, për ata nga 8.500 deri 12.000 euro nga tre për qind respektivisht katër për qind ose 560 euro, nga 14.000 deri në 16.000 akciza është gjashtë për qind ose 560 euro nga 14.000 deri në 16.000 akciza është shtatë për qind ose 960 europ, nga 18.000 deri 22.000 euro -11,5 për qind ose 2.539 euro, nga 22.000 deri 25.000 euro -13,5 për qind ose 3.375 euro. Për automjetet me vlerë të faturës prej 25.000 deri 30.000 euro do të paguhet me nga 15,5 për qind akcizë ose 4.650 euro, ndërsa mbi 30.000 kjo arrin 18 për qind ose 6.300 euro.

Duke përmendur shembuj për uljen e akcizave, Stavreski tha se nëse për automjetet që deri tani kushtonin midis pesë dhe 10.000 euro, me modelin e tanishëm paguhet 244 euro akcizë, me modelin e ri kjo do të arrijë midis 80 dhe 200 euro. Te automjetet më luksoze akciza lëviz nga 2.000 deri në 8.000 euro, ndërsa me ndryshimin do të jetë nga 3.000 deri në 8.500 euro, në varësi nga vlera.

Modeli i ri i përllogaritjeve të akzicave konfirmon ministri i Financave nuk do të shkaktojë ndryshime në projektimet e Buxhetit në këtë pikëpamje. Derdhja e akcizave në Buxhetin vjetor lëviz nga 8,5 milionë euro deri në 10 milionë euro, në varësi të vitit.

Ndryshimet ligjore për uljen e akcizave do të paraqiten në Kuvend javën e ardhshme dhe do të hynë në fuqi pasi që të miratohet, për një periudhë prej rreth 20 ditësh, paralajmëroi ministri i Financave

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *