Home / Lajme / Maqedoni / QMK: Nuk ka rrezik nga derdhja e akumulimeve

QMK: Nuk ka rrezik nga derdhja e akumulimeve

18 shkurt
Ndiqet edhe gjendja e Lumit të Zi në vendin Novaci ku, nëse eventualisht rritet niveli, do të angazhohen ekipe për formim të pendave. Monitoring i vazhdueshëm kryhet edhe në lumin Bistricë, si dhe të një pjese të lumit Vardar në rrethinën e Pollogut. Talevski informoi se ka ngecje në komunikacionin te ura afër lumit Turija në rrethinën e Strumicës.

Nuk ka rrezik nga përmbytje dhe derdhje të akumulimeve. Janë ndërmarrë masa për lëshim dhe kanalizim të ujrave që i tejkalojnë nivelet e lejuara, njoftoi sot Qendra për menaxhim me kriza (QMK).

Siç informoi uëdhënësi i QMK-së Mishko Talevski, janë definuar masat që duhet t’i ndërmarrin institucionet kompetente në nivel lokal dhe qendror duke pasur parasysh paralajmërimet se këtë fundjavë pritet rritje të temperaturave edhe deri në 18 gradë.

“Në Ministrinë e Transportit dhe Lidhjeve sot u mbajt takim koordinativ me përfaqësuesit e ministrive të Mbrojtjes, Punëve të Brendshme dhe Bujqësisë. Është vendosur që Drejtoria për mbrojtje dhe shpëtim menjëherë të fillojë të bëjë penda në rrugën Strugë – Dibër që do të mundësojë kanalizim të ujitm, i cili do të lëshohet nga lumi Glloboçicë”, tha Talevski.

Sipas tij, gjendja në Liqenin e Ohrit ende nuk është kritike edhe pse niveli i ujit është 12 centimetra më shumë se e lejuara.

“Nuk ka derdhje, por megjithatë ndërmerren masa adekuate parandaluese”, theksoi Talevski.

Ndiqet edhe gjendja e Lumit të Zi në vendin Novaci ku, nëse eventualisht rritet niveli, do të angazhohen ekipe për formim të pendave. Monitoring i vazhdueshëm kryhet edhe në lumin Bistricë, si dhe të një pjese të lumit Vardar në rrethinën e Pollogut. Talevski informoi se ka ngecje në komunikacionin te ura afër lumit Turija në rrethinën e Strumicës.

Qendra për menaxhim me kriza konsideron se problemi kryesor është mirëmbajtja e pakënaqshme e kanaleve përçuese nga ana e vetqeverisjeve lokale.

“Vetqeverisjet lokale duhej me kohë t’i mirëmbajnë dhe pastrojnë kanalet posaçërisht në mjediset rurale. Dërguam apel deri te komunat dhe qytetarët që të mos i shfrytëzojnë kanalet për hedhje të mbeturinave ose si tokë përpunuese”, theksoi zëdhënësi Talevski.

Gjithashtu lexo

Mot me diell me erë të dobët deri në mesatare

Moti sot në Maqedoni do të jetë kryesisht me diell dhe i ngrohtë me erë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *