Home / Lajme / Maqedoni / Rahja e adoleshentëve preteks për tensione

Rahja e adoleshentëve preteks për tensione

3 shkurt-
Mbrëmë nuk ka ndodhur asnjë farë incidenti, edhe bëheshte fjalë se mediumet maqedonase dolën me top temë se ka pasur rrahje në oborrin e gjimnazit.Nuk është e vërtete dhe është e renë e kulluar.Ka pat një nxënës maqedon duke ardhur në shkollë dhe e ka rahur dikush.Ai është rahur nga persona të panjohur.Nuk ka mundur t`i njoh sulmuesit dhe se nga kush është rahur.Apeloj që kjo të dementohet .Ua bëj me dije se rrahje të sërishme nuk ka pasur, rrahja ka ndodhur jashta shkollës nga njerëz të paidentifikuar e ka rahur dikush në qytet dhe është gënjeshtër e kulluar dhe kjo çon në eskalimin e situatës në përgjithësi dhe nuk çon kah përmirësimi I gjendjes”, thotë drejtori Elezi

Një zënkë e dy adoloshentëve nxënës të gjimnazit të Tetovës të premten e kaluar ka bërë që nxënësit e nacionalitetit maqedon të bojkotojnë mësimin në gjimnazin e Tetovës.

Edhe pse autoritetet e shkollës dhe policia e Tetovës kanë zbardhur rastin megjithatë kjo nuk ka ndihmuar që të ndalet bojkotimi I mësimit nga ana e nxënsve maqedonas.

Autoritetet e gjimnazit theksojnë se e tërë kjo ka prapavijë që të nxihet puna e gjimnazit dhe ka ndikime nga jashtë.Ndërkaq, rreth incidentit tjetër të ndodhur në rrugë drejtori I Gjimnazit Llokman Elezi, demanton se ka pasur incident në oborrin e gjimnazit por sipas tij rahje ka pasur jashtë oborrit të shkollës dhe për këtë janë kompetente organet tjera.

“Mbrëmë nuk ka ndodhur asnjë farë incidenti, edhe bëheshte fjalë se mediumet maqedonase dolën me top temë se ka pasur rrahje në oborrin e gjimnazit.Nuk është e vërtete dhe është e renë e kulluar.

Ka pat një nxënës maqedon duke ardhur në shkollë dhe e ka rahur dikush.Ai është rahur nga persona të panjohur.Nuk ka mundur t`i njoh sulmuesit dhe se nga kush është rahur.Apeloj që kjo të dementohet .

Ua bëj me dije se rrahje të sërishme nuk ka pasur, rrahja ka ndodhur jashta shkollës nga njerëz të paidentifikuar e ka rahur dikush në qytet dhe është gënjeshtër e kulluar dhe kjo çon në eskalimin e situatës në përgjithësi dhe nuk çon kah përmirësimi I gjendjes”, thotë drejtori Elezi.

Sipas policisë të martën rreth orës 12, 45 minuta në afërsi të gjimnazit duke shkuar në shkollë është sulmuar nga katër persona të panjohur dhe policia ka ndërmarrë masat për ndriçimin e këtij rasti.

Ndërkaq, ditën e premte, një nxënës I vitit të tretë me top bore gabimisht kishte gjuajtur një nxënës maqedon.Ky I fundit sipas drejtorit i`a ka kthyer me të shara dhe nxënësi shqiptar ia kthen me një grusht.

Mirëpo, pasi rasti është paraqitur tek organet e drejtorisë, me inicativë të vetë drejtorit është formuar komision I cili është marrë me këtë problem.

”Prindëri së bashku me nxënësin kishin qëndruar të hënën në oborr dhe unë I thirra në bisedë por erdhi vetëm nxënësi I cili nuk kishte shenja rahjeje.
Gjatë bisedës në prani të dy prindërve dhe dy nxënësve rasti është zbardhur , pra prindëri I nxënësit shqiptar I ka kërkuar falje dhe janë pajtuar që me kaq të përfundojë ky problem,”, deklaroi drejtori Elezi.Policia e Tetovës ka bërë të ditur për dy rastet dhe sipas saj, në tërësi është zbardhur rasti I 29 janarit në oborrin e gjimnazit.

SIpas policisë, nxënsi F.P është sulmuar nga nxënësi S.S.”Është biseduar me nxënësin S.S në prani të prindërit dhe ndaj tij do të inicohet padi adekuate”, bëri të ditur zëdhënsi I policisë Marjan Josifovski.

Drejtori I shkollës rreth këtij rasti ka thënë se nxënsi ka marrë ndëshkimin maksimal parapërjashtim nga shkolla.”Ne nuk mund ta varrim nxënësin për shkak të një shuplake.Ne I kemi dhënë një ndëshkim dhe lus që ky rast të mos politizohet sepse kemi informata se ky bojkotim është I inicuar nga jashtë”, tha Elezi.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *