Home / Lajme / Rajon / Rasmusen: Turqia nuk ia kthen shpinën Perëndimit

Rasmusen: Turqia nuk ia kthen shpinën Perëndimit

6 shkurt-
“Turqia mundet edhe duhet të luajë ‘rol institucional’ midis Azisë Qendrore dhe Lindjes së Afërt, nga njëra anë, dhe Evropa dhe Amerika Veriore nga ana tjetër. Unë nuk jam i shqetësuar për shkak të ndryshimeve në politikën e jashtme turke dhe shpresoj se së shpejti do të shihet përparim në marrëdhëniet e saj me Bashkimin Evropian”, deklaroi Rasmusen në intervistën për gazetën “Zaman” të Stambollit.

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s Anders Fog Rasmusen vlerësoi se Turqia “nuk ia kthen shpinën Perëndimit”, edhe pse kohëve të fundit dukshëm po i avancon marrëdhëniet me vendet islamike, para se gjithash me Iranin.

“Turqia mundet edhe duhet të luajë ‘rol institucional’ midis Azisë Qendrore dhe Lindjes së Afërt, nga njëra anë, dhe Evropa dhe Amerika Veriore nga ana tjetër. Unë nuk jam i shqetësuar për shkak të ndryshimeve në politikën e jashtme turke dhe shpresoj se së shpejti do të shihet përparim në marrëdhëniet e saj me Bashkimin Evropian”, deklaroi Rasmusen në intervistën për gazetën “Zaman” të Stambollit.

Ai theksoi se Ankaraja do të mund të luajë rol të rëndësishëm në zgjidhjen e krizës së tanishme në Afganistan në këtë pjesë të Azisë.

Ankara gjatë viteve të kaluar dukshëm po i avancon marrëdhëniet me vendet myslimane, para se gjithash me Iranin, Sirinë dhe Sudanin. Në të njejtën kohë erdhi deri te keqësimi drastik i marrëdhënieve me Izraelin për shkak të gjakderdhjeve të vitit të kaluar në Rripin e Gazës.

Kjo shkaktoi shqetësim të Perëndimit, posaçërisht në BE, dhe në disa analiza tashmë po flitet për “kthesë në politikën e jashtme turke

Gjithashtu lexo

Vdes ish-kryeministri Bajram Rexhepi – (VIDEO)

Ish- kryeministri i Kosovës, Bajram Rexhepi ka ndërruar jetë pas një sëmundje për të cilën …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *