Home / Sport / Reali i papërmbajtshëm, shpartallon Vilarealin

Reali i papërmbajtshëm, shpartallon Vilarealin

Reali i Madridit shpartallon 6-2 skuadrën e Vilarealit, në kuadër të javës së 23-të në Primera Division.

Madrilenët kalojnë fillimisht në avantazh në minutën e 18-të me anë të Kristiano Ronaldos, i cili ekzekuton me mjeshtëri një goditje dënimi. Vetëm 3 minuta më vonë braziliani Kaka dyfishon shifrat duke ekzekutuar saktësisht një penallti të fituar nga Higuain.

Në minutën e 30-të u krijua iluzioni sikur ndeshja do të hapej, pasi Sena ngushton shifrat pas ekzekutimit të mrekullueshëm të një goditje dënimi. Me rezultatin 2-1 përfundon edhe pjesa e parë.

Pjesa e dytë do të rezervonte shumicën e golave, ku fillimisht Higuain thellon shifrat për Realin në minutën e 54-t. Afro dhjetë minuta më vonë Nilmar shkurton sërish shifrat për Vilarealin, duke e cuar rezultatin në 3-2.

Hiaguan e gjën edhe një herë rrugën e rrjetës në minutën e 71-të, gol që ndiqet nga ai i Kakasë në të 79-ën. Kristiano ronaldo fiton një penallti në pesëminutëshin e fundit të takimit, e cila ekzekutohet saktësi nga Raul Albiol. Rezultati 6-2 do te ishte edhe perfundimtar per kete takim spektakolar.

Me këtë fitore Reali ngjitet në kuotën e 56 pikëve duke ruajtur hapin e Barcelonës kryesuese, e cila ka dy pikë më shumë.

Gjithashtu lexo

Ylli i Shkëndijës: Nuk kemi çfarë të humbasim ndaj Milanit

Ardian Cuculi ka thënë se Shkëndija do të tentojë të bëjë lojën e saj dhe …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *