Home / Lajme / Maqedoni / Replika mes Thaçit dhe Ademit

Replika mes Thaçit dhe Ademit

7 shkurt-
”Nëse kryetari I PDSH-së ka menduar se nuk ka karike për BDI-në nëpër kafene ajo është e vërtetë, ne jemi këtu me popullin dhe shohim se bashkë me popullin mundë të bisedojmë. Kemi një përkrahje dhe jemi shumë mirë të pritur ashtu I kam informacionet edhe nga komunat tjera.Kështuqë besoj se deklaratat e atij janë më tepër mundësi që ai të deklarojë dicka nëpër televizione në opinion sepse ai edhe nuk ka cka të deklarojë tjetër”, tha Ademi

Zëvendëskryeministri I qeverisë së Maqedonisë Abdilaqim Ademi, I ka replikuar në deklaratën e ditë më parë të numrit një të PDSH-së Menduh Thaçi, kur ky I fundit tha se për BDI-në nuk ka vend në teren.

Nga ana e tij, sekretari general I BDI-sw Abdilaqim Ademi tha se deklaratat e Thaçit, janë sa për të qenë në prezent në media.”Nëse kryetari I PDSH-së ka menduar se nuk ka karike për BDI-në nëpër kafene ajo është e vërtetë, ne jemi këtu me popullin dhe shohim se bashkë me popullin mundë të bisedojmë. Kemi një përkrahje dhe jemi shumë mirë të pritur ashtu I kam informacionet edhe nga komunat tjera.Kështuqë besoj se deklaratat e atij janë më tepër mundësi që ai të deklarojë dicka nëpër televizione në opinion sepse ai edhe nuk ka cka të deklarojë tjetër”, tha Ademi.

Ndërkaq, ka arritur kundëreagimi nga kampi I PDSH-së pas deklaratës së Ademit. “Ky Abdilaqim Ademi duket se ka humbur koordinatat si në kohë edhe në hapësirë.

Ashtu siç thotë edhe Kryetari i partisë tonë se nuk ka vend për këta në terren, ata që e dekorojnë Ivanovin, ata që i servilosen Gruevskit, ata që evidencën pedagogjike e bën në maqedonisht, ata punëtorë të qeverisë, shihet se takimet gati se nuk mund ti mbajnë edhe në zyrat e tyre, por shfrytëzojnë salla komunale, gjë që ka shpreh kapitullim jo vetyëm de fakto por edhe de jure, të kësaj garniture sahanlëpirëse.

Këtij Abdylaqim Ademit, i dëshirojmë shëndet dhe rritje të mëtutjeshme të mendjes, si atij ashtu edhe të BDI-së”, thuhet në kundëreagimin e PDSH-së

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *