Home / Sport / Riberi-Van Gal, nis “lufta e ftohtë”

Riberi-Van Gal, nis “lufta e ftohtë”

Trajneri bavarez dhe mesfushori francez i kanë ngrirë marrëdhëniet midis tyre dhe sipas të gjitha gjasave, njëri prej tyre nuk ka më vend në ekip.

Krisja mes tyre ka qenë pjesë e pandarë e aventurës së teknikut hollandez në Bavari dhe u thellua më tej gjatë kësaj jave, kur Riberi nuk i dha dorën Van Galit pasi ky i fundit e zëvendësoi në minutën e 73-të gjatë ndeshjes së Kupës të fituar 6-2 me Greuther Fuhrin.

Sipas gazetës sportive gjermane “Bild”, futbollisti francez është lodhur nga sjellja e trajnerit, pasi ai kërkon të luajë më tepër. Nga ana tjetër, trajnri e ka marrë me qetësi këtë çështje: “Në tetë muajt e fundit Riberi ka luajtur vetëm dy ndeshje nga fillimi dhe këtë nuk duhet ta harrojë. Në Firence do të luajë 90 minuta të plota”.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *