Home / Lajme / Maqedoni / Riker: Është koha të gjendet zgjidhja për emrin

Riker: Është koha të gjendet zgjidhja për emrin

18 shkurt
“Të ktheheni nga ajo do të thotë rrezik për ardhmërinë tuaj dhe arshmërinë e rajonit. Në vitin 2009 Maqedonia bëri përparim të rëndësishëm. Me padurim shohim drejt vitit 2010 dhe e dimë se çështja e madhe mbetet e pazgjidhur. E një rëndësie jetësore është që të arrihet përparim dhe të zgjidhet kjo çështje gjatë muajve të ardhshëm. SHBA-ja nuk mund ta zgjidhë këtë për ju. Askush nuk mundet të garantojë se pjesëmarrja në NATO dhe në BE, që është qëllimi juaj, është e mundur nëse nuk zgjidhet kjo çështje”, ishte decid Riker.

Urim Hasipi
Është koha që Maqedonia ta tejkalojë atë IRJM dhe të gjejë zgjidhje për emrin. Vërejtja ime e parë do të ishte – mos vështirësoni më tepër se sa që nevojitet. Ka tendencë të mendohen gjëra, të ekzistojë frikë dhe të bëhet ky proces më i rëndë se sa që është. Se si do ta bëni këtë, ai është vendim për ju dhe për Greqinë. Kjo është çështje që duhet të zgjidhet, të negocohet ndërmjet Greqisë dhe Maqedonisë.

Këtë e deklaroi sot ambasadori amerikan Filip Riker, duke u përgjigjur në pyetjet e deputetëve në debatin e parë mbikqyrës në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë, organizuar nga Komisioni për punë të jashtme. Debati iu kushtua implementimit të Marrëveshjes ndërmjet Qeverisë së Republikës së Maqedonisë dhe Qeverisë së SHBA-së lidhur me zhvillimin ekonomik, demokracinë, vetëqeverisjen lokale, arsimin dhe aktivitete në sektorë të tjerë.

Diplomati i parë amerikan në vend, në fjalimin e tij para deputetëve tha se beson që integrimi euroatlantik i Maqedonisë është “mënyra e vetme që të sigurohet ardhmëria e Maqedonisë si demokraci stabile, prosperuese, multietnike…”.

“Të ktheheni nga ajo do të thotë rrezik për ardhmërinë tuaj dhe arshmërinë e rajonit. Në vitin 2009 Maqedonia bëri përparim të rëndësishëm. Me padurim shohim drejt vitit 2010 dhe e dimë se çështja e madhe mbetet e pazgjidhur. E një rëndësie jetësore është që të arrihet përparim dhe të zgjidhet kjo çështje gjatë muajve të ardhshëm. SHBA-ja nuk mund ta zgjidhë këtë për ju. Askush nuk mundet të garantojë se pjesëmarrja në NATO dhe në BE, që është qëllimi juaj, është e mundur nëse nuk zgjidhet kjo çështje”, ishte decid Riker.

Në kontekst të anëtarësimit të Maqedonisë në NATO dhe Deklarata e nënshkruar për partneritet strategjik pas Samitit në Bukuresht, ambasadori amerikan tha se nuk ka zëvendësim për anëtarësimin në Aleancë.

“Qëllimi i NATO-s është ta shohim Maqedoninë si anëtare të barabartë. Deklarata për partneritet strategjik ishte hap pozitiv i dy vendeve tona. Partneriteti është rrugë dykahëshe”, deklaroi Riker.

Ushtarët e Maqedonisë në NATO shërbejnë prej vitit 2002, përkujtoi ambasadori amerikan, duke cekur se SHBA-ja dhe aleatët nga Evropa mund të llogarisin në mbështetjen e vazhdeshme të Maqedonisë.

Gjatë 20 viteve të shkuara, SHBA-ja ka dhënë pothuajse një miliardë dollarë amerikanë për ndihmë Maqedonisë. Është paraparë që programi për mbështetje të Maqedonisë të përfundojë në vitin 2011, por qëllimet janë që ai të vazhdohet deri në vitin 2015.

Riker i inkurajoi deputetët që ta përdorin fuqinë e tyre në kontrollin e Buxhetit dhe ndarjen e resurseve. “Ju keni fuqi, keni mjete. Qeveria mund të propozojë Buxhet, por ju jeni ata të cilët e kanë fjalën e fundit për ndarjen e resurseve”, tha Riker duke thënë se ka edhe shumë për t’u bërë për Maqedoninë që ta tejkalojë krizën ekonomike.

Në debat morën pjesë nënkryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, Vlladimir Peshevski, ministri i Arsimit, Nikolla Todorov, kongresmeni amerikan, Erl Pomeroj, i cili ndodhet për vizitë në Parlamentin e Maqedonisë dhe drejtori i Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar, Majkëll Fric.

Me debatin e sotëm mbikëqyrës në Kuvend filloi zbatimi praktik i dispozitave të Ligjit për Kuvendin, në pjesën e dimensionit mbikëqyrës për pushtetin ligjdhënës në Maqedoni.

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *