Home / Lajme / Maqedoni / Riker promovon projekt në Tetovë dhe Bërvenicë

Riker promovon projekt në Tetovë dhe Bërvenicë

21 shkurt
Për këtë qëllim ambasada e SHBA-ve ka përkrah shumë aktivitete si kjo në tërë Maqedoninë.Aksionet tona për pastrimin e rrethit, punëtoritë për shkrim kreativ, kampet sportive dhe lidership na mundësuan që t`I shoqërojmë njerëzite rrinj rreth interesave të tyre të përbashkëta”, tha ambasadori Riker

Urim Hasipi

Në turneun e së shtunës të grupmoshave të reja të përkatësive të ndryshme etnike, që u mbajt në sallën e sporteve në Bërvenicë, kanë marrë pjesë Filip Riker ambasador I SHBA-ve në Shkup dhe kryetarët e komunës së Tetovës dhe Bërvenicës Sadi Bexheti përkatësisht Enver Pajaziti.Qëllimi I këtij turneu që e organizon shoqata për bashkëpunim ballkanik Loja, është që fëmijët e etniteteve të ndryshme të shoqërohen mes veti.Komuna e Tetovës dhe ajo e Bërvenicës janë partner në projektin të cilin e finanson ambasada e Amerikës ndërsa implementuese është organizata për bashkëpunim ballkanik Loja në Tetovë.Gjatë 12 javëve të kaluara fëmijët janë shoqëruar mes veti në garat futbollistike.Ky model sipas drejtorit të organizatës Loja Bujar Luma duhet të funksionojë edhe në nivel të shtetit.”Ky model I shoqërimit në sport duhet të funskionojë edhe tek krerët e shtetit”, tha Luma.”Ne gjithmonë përkrahim këso aktivitete të ndryshme dhe mendoj se ky projekt ka ardhur në momentin dhe në kohën e duhur”, deklaroi kreu I komunës së Tetovës Sadi Bexheti.Ambasadori I Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Maqedoni Filip Riker, është shprehur se kjo ligë tregon se edhe pse duhet një punë për ndërtimin e lidhjeve të forta ndërmjet njerëzve me përkatësi të ndryshme etnike kjo mund të paraqet edhe një argëtim të mirë.”Për këtë qëllim ambasada e SHBA-ve ka përkrah shumë aktivitete si kjo në tërë Maqedoninë.Aksionet tona për pastrimin e rrethit, punëtoritë për shkrim kreativ, kampet sportive dhe lidership na mundësuan që t`I shoqërojmë njerëzite rrinj rreth interesave të tyre të përbashkëta”, tha ambasadori Riker.Ai duke u thirrur në hulumetimet e OSBE-së në të cilën nxënësit të cilët morrën pjesë në numër të madh, e treguan dëshirën e tyre për më shumë aktivitetete jashta programës shkollore sepse ata besojnë se këto aktivitete do t`i ulnin tensionet ndërmjet grupeve të ndryshme.”Ne plotësisht pajtohemi dhe e dijmë nga eksperienca jona në SHBA se sa më shumë që njerëzit shoqërohen ata më shumë afrohen dhe bashkërisht korrin suksese.Vetëm pyesni basketbollistët në ligën NBA”, tha Riker.Ai falemenderoi dy kretarët e komunave për ndihmën që I dhanë dhe shkollën fillore Liria e cila gjatë 12 javavëe të kaluara u kishte huazuar sallën sportive. Ambasadori I shteteve të bashkuara të Amerikës sot në fund të vizitës së tij në Tetovë ka qëndruar për vizitë në fabrikën e njohur për prodhimin e vezëve Vezë Sharri në fshatin Trebosh të komunës së Zhelinës dhe fabrikën Leker .Ambasadori Riker është njohur për së afërmi me punën e kësaj fabrike, kapacitetet prodhuese dhe zhvillimin e saj si ndërmarrje e cila funskionon në kompatibilitet me standardet evropiane.Ndërkohë që pronari I kësaj fabrike Arben Abdurahmani, u shpreh I kënaqur me vizitën e ambasadorit Riker.Ndryshe, kjo ndërmarrje gati se dhjetë vjet është sinonin I suksesit të zhvillimit të biznesit në etapa që nga fillimi e deri më tash.Pronari I kësaj ndërmarrje tha se gjatë viteve kjo ndërmarrje gjithnjë I është përkushtuar ngritjes së potencialit dhe rritjen e fuqisë punëtore dhe e gjithë kjo në bashkëpunim me ndërmarrje evropiane.

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *