Home / Lajme / Maqedoni / Riker:Thaçi të kthehet në parlament

Riker:Thaçi të kthehet në parlament

21 shkurt
Ne kemi bërë shumë për mbi 20 vjet me programet tona të asitencës të mbështeësim institucionet këtu përfshi edhe parlamentin dhe ne besojmë se zotëri Thaçi dhe deputetët që janë zgjedhur nga qytetarët duhet të shkojnë në Parlament dhe të disuktojnë qëllimet dhe shqetësimet e zgjedhësve të tyre dhe ti prezantojnë ato në kuvend. Ky është edhe roli I paralemtit dhe prandaj I bëjmë thirrje zotëri Thaçit dhe kolegëve të tij të kthehen dhe ta përmbushin përgjegjësinë e tyre për të qenë atje”, tha Riker.

Partia Demokratike Shqiptare (PDSH) ka mohuar lajmet se kjo parti do të anashkalohet nga ana e përfaqësuesve të Bashkimit Evropian në takimet e tyre përderisa nuk kthehet në parlament.Deputeti I kësaj partie dhe anëtar I kryesisë qendore Imer Aliu , gjatë një pres konference tha se lideri Menduh Thaçi ka kontakte të vazhdueshme me përfaqësuesit e misionit të Bashkimit Evropian në Maqedoni.

Ndërkohë që gjatë një takimi me kryetarin e komunës së Tetovës Sadi Bexheti, ambasadori I SHBA-së në Shkup, Filip Riker i ka bërë ftesë liderit Thaçi dhe deputetëve të kësaj partie që të kthehen në parlament.

”SHBA-të besojnë se një parti politike që dëshiron të marrë pjesë në sistem dhe të ketë një rol në atë sistem, duhet të përdorë institucionet e demokracisë.

Ne kemi bërë shumë për mbi 20 vjet me programet tona të asitencës të mbështeësim institucionet këtu përfshi edhe parlamentin dhe ne besojmë se zotëri Thaçi dhe deputetët që janë zgjedhur nga qytetarët duhet të shkojnë në Parlament dhe të disuktojnë qëllimet dhe shqetësimet e zgjedhësve të tyre dhe ti prezantojnë ato në kuvend. Ky është edhe roli I paralemtit dhe prandaj I bëjmë thirrje zotëri Thaçit dhe kolegëve të tij të kthehen dhe ta përmbushin përgjegjësinë e tyre për të qenë atje”, tha Riker.Tv KOHA

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *