Home / Sport / Ronaldinjo, edhe tri vjet në “San Siro”

Ronaldinjo, edhe tri vjet në “San Siro”

Ylli brazilian Ronaldinjo, është pranë nënshkrimit të marëveshjes së re me Milanin, e cila do ta mbajë atë në “San Siro” deri në verën e vitit 2013.

Drejtori ekzekutiv i skuadrës Milan, Adriano Galiani, ka thënë se deri në fund të muajit “rosonerët” do të vazhdojnë kontratën me futbollistin brazilian 29-vjeçar, Ronaldinjon deri në qershor të vitit 2013.

Ish-futbollisti më i mirë i planetit, në Milano kaloi nga radhët e Barcelonës në vitin 2008, por vetëm këtë edicion dëshmoi formë të shkëlqyeshme duke shënuar gjashtë gola në 22 takime kampionale.

Gjithashtu lexo

Osmani: Bëmë gabime në mbrojtje, do të ndryshojmë në lojën e ardhshme

Trajneri i Shkëndijës së Tetovës, Qatip Osmani nuk e ka përjetuar mirë humbjen nga Milani. …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *