Home / Sport / Ronaldo: Tërhiqem në fund të 2011

Ronaldo: Tërhiqem në fund të 2011

Sulmuesi brazilian ka zgjatur edhe një vit kontratën me Korinthiasin dhe ka pohuar se në fund të vitit tjetër do të “varë këpucët në gozhdë”.

“Fenomeni” ka bërë të ditur se në dhjetor të vitit të ardhshëm do të tërhiqet nga futbolli i luajtur. Këtë njoftim ai e bëri sot në një konferencë për shtyp, me arstin e rinovimit edhe për një vit tjetër të kontratës së tij me Korinthiasin.

34-vjeçari theksoi se gjatë periudhës që do vazhdojë të luajë, do mundohet të fitojë sa më tepër trofe. “Kam para edhe një vit e gjysmë nga karriera ime si futbollist dhe dua të jap maksimumin. Ka trofe të rëndësishëm për të fituar dhe kam shumë dëshirë të realizoj objektivat e mi të fundit”, nënvizoi sulmuesi brazilian.

Objektivi kryesor mbetet padyshim ftesa e Karlos Dungës për në Kupën e Botës në Afrikë. Ronaldo është i ndërgjegjshëm se kjo është diçka shumë e vështirë për t’u realizuar, prandaj nuk thurr shumë iluzione: “Të shohim, ka ende mundësi të jem në Afrikë, por e di që është shumë e vështirë”. Por “fenomeni” do vazhdojë të jetë i lidhur me Korinthiasin, pasi do të ketë rolin e përfaqësuesit të klubit brazilian në botë.

Gjithashtu lexo

Shikoni çfarë ka bërë Barcelona pas sulmit terrorist (FOTO)

Klubi i Barcelonës ka reaguar pas sulmit terrorist në Barcelonë. Katalunasit e kanë bërë një …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *