Home / Lajme / Maqedoni / Rregullat e reja për importimin e veturave të vjetra

Rregullat e reja për importimin e veturave të vjetra

5 shkurt-
Me miratimin e këtyre akteve nënligjore mundësohet zbatimi në praktikë i vendimit të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë për lehtësimin e kushteve dhe procedurave për importimin e automjeteve të shfrytëzuara dhe legalizimin e automjeteve me targa të huaja në vend

Në gjashtë muajt e ardhshëm qytetarët e Maqedonisë do të mund të importojnë automjete me EURO 1, ndërsa në gjashtë muajt e ardhshëm automjete me EURO 2 emisione standarde.

Këtë e mundësojnë aktet nënligjore për kushtet dhe standardet të cilat duhet t’i plotësojnë automjetet e përdorura të cilat në të ardhmen do të importohen në tregun vendor, të cilat sot i përcaktoi Ministria e Ekonomisë.

“Ministri i Ekonomisë Fatmir Besimi i nënshkruajti Rregulloren për identifikim dhe/apo identifikim dhe vlerësim të gjendjes teknike të automjeteve dhe rregullores për miratim të vetëm të automjetit, të cilët e trajtojnë këtë sferë, e të cilat dalin nga Ligji për automjete.

Me këto akte nënligjore u mundësohet qytetarëve në periudhë prej 6 muajve të importojnë automjete të përdorura, të cilat i plotësojnë EURO 1 standardet, ndërsa në 6 vitet e ardhshme, automjete të cilat i plotësojnë EURO 2 emisione standardet”, kumtoi Ministria e Ekonomisë. Rregulloret, siç njoftojnë nga Ministria e Ekonomisë, hyjnë në fuqi menjëherë pas publikimit në “Gazetën zyrtare të Republikës së Maqedonisë”.

Përskaj automjeteve për udhëtim, me Rregulloren për miratim të vetëm të automjetit janë përfshirë edhe automjetet e kategorive: M (për transportin e udhëtarëve), H (për transportin e mallërave) dhe O (rimorkio).

Risi në rregulloret është se importuesit e automjeteve paraprakisht do të duhet ta zbatojnë procedurën doganore, ndërsa pastaj të bëjnë kontrollin e homologimit të automjetit. Në rast që importuesi të mos marrë vlerësim pozitiv për homologim, mjetet për zbatimin e procedurës doganore do t’i kthehen.

Me miratimin e këtyre akteve nënligjore mundësohet zbatimi në praktikë i vendimit të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë për lehtësimin e kushteve dhe procedurave për importimin e automjeteve të shfrytëzuara dhe legalizimin e automjeteve me targa të huaja në vend

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *