Home / Sport / Sevila në finale të “Copa del Rey”

Sevila në finale të “Copa del Rey”

Sevila është finalisti i parë i Kupës së Spanjës – Copa del Rey.

Në takimin e kthimit gjysmëfinal, Hetafe në stadiumin “Coliseum Alfonso Perez” mposhti skuadrën andaluziane me rezultat 1:0 me golin e Soldados në minutën e 52-të, fitore kjo e pamjaftueshme për finale, pasi në ndeshjen e parë një javë më herët Sevila kishte shënuar fitore 2:0.
Finalisti i dytë pritet të jetë skuadra e Atletiko Madridit e cila kundër Rasingut ka krijuar epërsi bindëse në “Visente kalderon” madje 4:0. Këto dy ekipe të dielën në Santander u takuan në takimin kampional që u mbyll pa fitues (1:1). Ky takim zhvillohet sonte në orën 22:00.

Gjithashtu lexo

Ylli i Shkëndijës: Nuk kemi çfarë të humbasim ndaj Milanit

Ardian Cuculi ka thënë se Shkëndija do të tentojë të bëjë lojën e saj dhe …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *