Home / Lajme / Maqedoni / Shaqir Cërvadiku rikthehet me album të ri

Shaqir Cërvadiku rikthehet me album të ri

Ju jetoni me familjen në Belgjikë, sa jeni aktiv në Kosovë dhe në aktivitet që ndodhin atje?

Po jam me familje ne Belgjikë por një pjesë te madhe te kohës jam ne Kosovë, pasi përgaditjet dhe inçizimet e këngëve dhe albumeve i punoj ne Kosovë me duhet bukur shpesh te udhetoj ne realcionin Belgjikë –Kosovë, derisa vikendeve jam i angazhuar ne festa, mbremje muzikore dhe dasma neper Europë

Lindi në fshatin Poklek te Drenices, për t’I dhënë asaj krenarinë që e rriti dhe që e mbajti në gjirin e saj. Ajo e përkundi në djepin e këngës, që e shoqëroi atë gjith jetën, duke bërë që jo vetëm kosova të krenohej me zërin e tij, por gjithë shqiptaria. Nuk kish si të ndodhte ndryshe, pasi kënga dhe muzika ishinn në gjakun, në genet e fisit të Shaqir Cërvadikut, I cili vjen nga familje rapsodësh. Ai ka pasuruar muzikën tonë me folklorike dhe popullore me 16 albume dhe tri videokaseta, dhe vazhdon të jetë aktiv, sic tregon ekskluzivisht për ”Zhurnal” se po pregatit albumin e ri, i cili del në qershor.

Gjithmonë fillojmë nga fillimi, si ishte fillimi për ju, Fëmijëria dhe rinia e juaj, ëndrrat e asaj moshe, a kishte në zemrën tuaj passion tjetër vec muzikës?

Ne atëherë si gjithë fëmijet tjerë moshatarë tanë kishim kushte të vështira dhe na mungonin gjërat elementare për jetesë.Prandaj ne ënderronim për nji jetë më të mire, ënderronim të jetojmë të lirë dhe kishim besim që ne do të jemi ata që do ti ndyshonim gjerat dhe të ecnim përpara.Pasi unë isha nga nji familje rapsodesh dhe isha rritur me këngët e odave shumë shpejt u mishërova me muzikën dhe me tingujt magjik të instrumenteve popullore të çiftelisë ,sharkisë,fyellit ,kavallit e meshnicave etj. Në at kohë baba im Halil Cërvadiku dhe axha Hyseni ishin, rapsodë shumë të njohur që këndonin anë mbanë Kosovës e më gjërë. Ishte nji fat per mua sepse si fëmijë pata rastin ti ndegjoja në odën tone eliten e rapsodëve te asaj kohe.Pastaj ne odën tone që shumë rrallë ishte pa mysafirë fillova t’ju bashkangjitem babës dhe axhës në interpretimin e kangëve folklorike e më vone edhe nëpër dasma shkoja me ta.

Sa e patët të vështirë të bëheni pjesë e ansambleve të Kosovës?

Ishte viti 1977 kur se bashkue me babën dhe axhën morëm pjesë në revisten e folklorit burimor në Drenas(ish Gllogovc), dhe rashë në sy te të njerzëve pergjegjës te ansamblit “Shote Galica” të cilët insistuen që ti bashkangjitem ketij ansambli.Dhe për 10 vite me radhê isha pjesë e këtij ansambli.

Ishte kjo lloj muzike që ju e zgjodhet vetë të identifikoheni dhe duke I qëndruar besnik , apo ndoshta koha nuk të jepte mundësi tjetër?

Po une isha i rritur me muzikën folklorike por edhe ansambli Shote Galica e kultivonte kët lloj muzike por në forme pak me moderne dhe më të përpunuar. Në vitet e tetëdhjeta ne kishim arritur kulmin e afirmimit. Pas incizimeve tê para ne RTP dhe TVP ansambli shumë kengë u bënë hite te asaj kohe dhe kemi dhënë qindra e qindra koncerte. Në ketë kohe kohë une pata afrimim të plotë edhe si solist. Kënget që pata incizue në radio e TV u bënë hite si psh.”Moj e mira bregut t’Cemit”,”Moj e mira nga Gjakova””Kangë për Feroniklin”etj.
Me vonë me 1986 për disa vjet isha anëtarë i ansamblit “Bajram Curri “ nga Prishtina. Ndërsa gati 15 vite veproj si këngëtar I pavarur.Kam pasur edhee shumë këngë-duete me këngëtarê të ndryshëm si :Mahmut Feratin, Sala Bekteshin,Shyhrete Behlulin,Nikollë Nikprelajn, etj

Ju keni një familje të mrekullueshme dhe tre fëmijë,a merret ndonjëri nga me muzikë dhe pse?

Falë zotit kam nji familje te shkëlqyeshme me shumë harmoni familjare. Prej fëmijve duket se djali do ecë ne rrugen e muzikës. Une nuk do t’ia imponoj por nese don të mirret me muzikë do ta ketë perkrahjen time.

Si e shihni tranzicionin në estradën tonë dhe cfarë mendimi keni per të ?

Une pajtohem me faktin se muzika shqipe duhet te ecë përpara dhe tê modernizohet të ecë me kohën.Por disa gjera qe po ndodhin ne muziken tone janë shumë zhgenjyese sepse ka me pak muzikë origjinale e më shume vjedhje nga muzikat e huaja prej asaj rome,slave greke,arabe etj.Tani derisa nuk I degjon fjalet nuk e din se cfarë kënge është, por gëzon fakti se një pjesë e këngëtarve po mundohen ta ruajnë me xhelozi këngen e pastër shqipe.

Keni kënduar shumë këngë, ai ruani të gjitha në arkivin tuaj dhe cila është më e vecantë për ju?

Po kam kënduar dhe incizuar shume këngë deri me tani.Te shumica e këngëve te mija jam autor i tekstit dhe muzikës.Por kam kënduar edhe këngë të këngtarëve tjerë psh, disa këngë te Sali Manit, por kam marrë edhe tekste nga autorë të tjerë: Sali Mani ,Izet Rraci,Faruk Tasholli ,Fatmir Muja , Riza Greiqevci,Athem Hoti,etj.Shumicen e këngëve I kam ruajtur ne arkivin tim.Eshtë veshtirë të dallohen këngët që i kam kënduar por disa këngë ka qenë me te dashura per dëgjuesit.Do ti kisha veçuar disa megjithatë.”Moj e mira bregut t’cemit’,”Moj e mira nga Gjakova””Avni Rrustemit””Nji grusht dhe””Skam kujtue se m’gjen pranvera”,”Shqiperinë e dua”,”Dasma e Kosovës”,”Nuk asht jeta 1000 vjet”,More djalë prej diaspore”,Unë jetoj per ata sy”,”Bac u kry u ba Kosova” etj

Ju jetoni me familjen në Belgjikë, sa jeni aktiv në Kosovë dhe në aktivitet që ndodhin atje?

Po jam me familje ne Belgjikë por një pjesë te madhe te kohës jam ne Kosovë, pasi përgaditjet dhe inçizimet e këngëve dhe albumeve i punoj ne Kosovë me duhet bukur shpesh te udhetoj ne realcionin Belgjikë –Kosovë, derisa vikendeve jam i angazhuar ne festa, mbremje muzikore dhe dasma neper Europë

Merreni me dicka tjetër vec muzikës dhe a do të kemi dicka te re nga muzika?

Deri para lufte kam qenë mesimdhënës, dhe jam marre me kete profesion per 15 vite. Ndërsa tani, merrem vetëm me muzikë, dhe po pregatitem për abumin tim te ri, i cili planifkohet të del në qershor ose fillim të korrikut

Një këshillë për të rinjtë shqiptarë

Keshilla ime është që të mësojnë sa me shumë per te pasur dritë mê shumë në jetë. Vetem të diturit dinë të ecin rrugëve tê jetës, dhe kudo që te jetojnë mos të harrojnë se kush janë dhe nga vijnë qê ta duan kombin gjuhën dhe atëdheun e tyre.

Gjithashtu lexo

“Çështja mes Shkupit dhe Beogradit shkakton shqetësime në Athinë”

Gazeta greke “Kathimerini” shkruan se diplomatët grek me shqetësime i ndjekin ngjarjet në Ballkan, pasi …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *