Home / Lajme / Maqedoni / Shembje e madhe sërish e bllokoi rrugën Mavrovë-Dibër

Shembje e madhe sërish e bllokoi rrugën Mavrovë-Dibër

17 SHKURT-
Në bisedën telefonike me personat, të cilët punojnë në terren në pastrimin e shembjes, e cila javën e kaluar e bllokoi komunikacionin në luginën e Radikës, nuk ka informacione për atë se a ka të pësuar nën mbetjet e mëdha. Nga dëshmitarët okularë, ka informacione se një automjet është ngujuar nga mbetjet e dëborës.

Aksi rrugor rajonal magjistral Mavrovë-Dibër, në afërsi të manastirit Shën Jovan Bigorski sërish është bllokuar, për shkak të dy orteqeve të dëborës dhe shembjes së tokës.

Njëri është regjistruar pesëqind metra nga pompa e benzinës, në afërsi të vendit “Kocevo Ançe”, ndërsa tjetri dyqind metra në drejtim të Dibrës. Orteku i parë është shembur në rrugë rreth orës 14.

Në bisedën telefonike me personat, të cilët punojnë në terren në pastrimin e shembjes, e cila javën e kaluar e bllokoi komunikacionin në luginën e Radikës, nuk ka informacione për atë se a ka të pësuar nën mbetjet e mëdha. Nga dëshmitarët okularë, ka informacione se një automjet është ngujuar nga mbetjet e dëborës.

Për momentin ekipet për pastrim janë nisur drejt shembjeve të reja që ta përcaktojnë gjendjen dhe të intervenojnë.

Nga LAMM-ja konfirmuan se për shkak të rrëshqitjes së tokës, komunikacioni për të gjitha tipet e automjeteve është mbyllur sërish në këtë drejtim rrugor, ndërsa ekipet e Rrugëve të Maqedonisë punojnë në pastrimin e drejtimit rrugor.

Shembje e madhe, tokë, borë dhe pemë në gjatësi prej 500 metrash, ndërsa lartësi shtatë metra, të enjten e kaluar u rrënua në rrugën Mavrovë-Dibër, në afërsi të Shën Jovan Bigorskit.

Gjithashtu lexo

Starnawski përsëri zhytet në Matkë

Zhytësi i famshëm speleologjik, Krzysztof Starnawski nga Polonia, së bashku me ekip të zhytësve vendas …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *