Home / Sport / Shkëndija starton me fitore, por nuk kënaq me lojën

Shkëndija starton me fitore, por nuk kënaq me lojën

“Kuq e zinjtë” tetovarë startuan me fitore stinorin pranveror, duke e mundur Vllazërimin 1:0 në teren neutral në Shkup, pai fusha e këtyre të fundit është e suspenduar. Edhe Drita e Bogovinës fitoi 1:0 me Miravcin, ndërsa Vllaznimi i Strugës humbi nga 11 Oktomvri.

Kampioni i vjeshtës në Ligën e Dytë të Maqedonisë Shkëndija, ka startuar me fitore stinorin pranveror, pasi mundën Vllazërimin 1:0. Takimi u zhvillua në stadiumin në Gjorce Petrov të Shkupit, pasi tereni i skuadrës Kërcovare është i suspenduar. Edhe përkundër fitores, loja e Shkëndijës la shumë për të dëshiruar. Pjesa e parë ishte katastrofale dhe nuk i ngjante aspak futbollit. Realisht pritej shumë më shumë nga lideri i tabelës dhe skuadra e cila pretendon të kthehet në Ligën e Parë. Mungesa e idesë në lojë, rastet e pakta (thuajse aspak) për të shënuar dhe paraqitja anemike bënë që pjesa e parë të mbyllet pa gola.
Në pjesën e dytë shefi i stafit teknik Qatip Osmani realizoi disa zëvendësime, të cilët sado pak ngjallën lojën e “kuq e zinjëve” edhe pse përsëri larg asaj që pritet nga kjo skuadër. Dështim në këtë përballje nuk lejoi Nenad Jovanoviq, i cili shënoi golin e vetëm të takimit, i cili në fund u tregua të ketë vlerën e tre pikëve. Në fund e rëndësishme mbetet fitorja, ndërsa loja duhet shpejtë të harohet, ndërkohë stafi teknik dhe të gjithë futbollistët të mobilizohen maksimalisht që paraqitja e të shtunë mos të përsëritet kurrë. Në të kundërtën Shkëndija do të ketë probleme me ekipet më të forta se Vllzërimi.

Në takimet tjera, Drita në Bogovinë me rezultatin minimal 1:0 mundi Miravcin, ndërsa Vllaznimi i Strugës në Prilep u mund nga 11 Oktomvri 2:0.

Rezultatet e javës së 14-të:

Vllazërimi-Shkëndija 0:1
Drita-Miravci 1:0
11 Oktomvri-Vllaznimi 2:0
Ohri-Cementarnica 3:0
Bellasica-Bregallnica 0:3
Novaci-Skopje 2:4
Napredoku-Lokomotiva

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *