Home / Lajme / Maqedoni / “SHKUPI 2014 – DHUNIM I REALITETIT APO

“SHKUPI 2014 – DHUNIM I REALITETIT APO

14 shkurt
Investimi në projekte joproduktive dhe luksoze siç është “Shkupi 2014” në kohë të krizës së rëndë ekonomike me mjete buxhetore edhe më shumë rëndon situatën aktuale në vend dhe pamundëson destinimin e mjeteve finansiare kah investimet fitimprurëse, krijimin e vendeve të reja të punës dhe zhvillimin proporcional ekonomik të vendit.

Nga tribuna e mbajtur ne seline e DR-se ne Shkup dolen dhe disa konkluza.

1. Projekti “Shkupi 2014” si ide dhe përmbajtje me të drejtë ka shkaktuar reagime në shumë segmente të jetës politiko-shoqërore në Republikën e Maqedonisë dhe më gjërë.

2. Projekti “Shkupi 2014” nuk është projekt i Qeverisë, por i një partie. Ai në vete ngërthen elemente të thekusara njënacionale, respektivisht promovon monoetnicizëm maqedonas dhe shkakton revoltë dhe indinjatë të thellë te qytetarët e bashkësive etnike jomaqedonase, posaçerësiht atyre shqiptarë, dhe i njejti kërcënon dukshëm karakterin multietnik dhe multikonfesional të kryeqytetit tonë.

3. “Shkupi 2014” parasheh vendosjen e busteve dhe skulpturave të heronjve dhe figurave historike që nuk reflektojnë historinë dhe kulturën e popujve që jetojnë në Maqedoni.

4. Projekti “Shkupi 2014”, përveç tjerash, parasheh edhe ndërtimin e kishës në Sheshin e qytetit, por jo edhe ndërtimin e Burmali Xhamisë në vendin e saj. Me këtë, nuk respektohet trajtimi i barabartë i bashkësive fetare në Maqedoni dhe ky diskriminim drejtëpërsëdrejti reflekton në acarimin e marrëdhënieve ndërfetare në vend.

5. Stili i vizualizuar i këtij projekti paraqet një diskontinuitet historik, kulturor, dhe arkitektural të traditës dhe karakteristikave të ndërtimit në këto hapësira. Në fakt, paraqet një imitim të zbrazët të stileve arkitekturale të huaja.

6. Investimi në projekte joproduktive dhe luksoze siç është “Shkupi 2014” në kohë të krizës së rëndë ekonomike me mjete buxhetore edhe më shumë rëndon situatën aktuale në vend dhe pamundëson destinimin e mjeteve finansiare kah investimet fitimprurëse, krijimin e vendeve të reja të punës dhe zhvillimin proporcional ekonomik të vendit.

7. Kërkojmë që ky projekt jotransparent, i gabuar në kohë dhe hapësirë, të debatohet në mënyrë institucionale për të gjetur rrugëdalje që mundëson reflektimin real multietnik, multikulturor dhe multikonfesional të shtetit.Pra, jemi për një projekt bashkohor, profesional dhe konsenzual, behet e ditur nga sherbimi per iformim i Demokracise se Re

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *