Home / Lajme / Maqedoni / Shkupi 2014 para gjykates kushtetuese

Shkupi 2014 para gjykates kushtetuese

11 shkurt
Ai ka bërë të ditur se nisma e tij për anulimin e këtij projekti qeveritar dhe të autoriteteve komunale dhe qytetit të Shkupit bëhet, për shkak se plani për pamjen e re të kryeqendrës është bërë në bazë të rregullave joekzistuese ligjore dhe mosrespektim të procedurave ligjore.

Projekti Shkupi 2014 do të shkojë në Gjykatën kushtetuese. Nismën për të kontestuar projektin e ka bërë arkitetki Miroslav Gërcev, i cili sqaron se plani për pamjen e re të sheshit të kryeqyteit është bërë në bazë të dispozitave të shfuqizuara ligjore.

“Procedura e shkurt në bazë të cilit është miratuar plani nuk ekziston në legjislacionin tonë.

Prandaj të gjitha objektet e parapara sipas këtij plani janë jashtë ligjit dhe janë ndërtim i egër”, thotë Gërçev. Procedura e shkurt për miratimin e planeve urbanistike, sipas Gërcevit, janë hequr nga ligji në vitin 2009, ndërsa qeveria thirret pikërisht në këto dispozita të shfuqizuara.

“Qeveria e Gruevskit gaboi në procedurën që vetë e sajoi, thotë Gërcev. Sipas tij, të gjithë organet që janë përfshirë në këtë projekt duhet vetë ta tërheqin, ndërsa organet që duhet ta zbatojnë, nuk guxojnë ta zbatojnë sepse plani është jologjor.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *