Home / Sport / Shtutgarti dominon ndaj Barcës, por vetëm barazim

Shtutgarti dominon ndaj Barcës, por vetëm barazim

Shtutgarti ka arritur të marrë një barazim 1-1 ndaj Barcelonës kampione Evrope, në ndeshjen e parë të 1/8-ve të Ligës së Kampionëve. Ndërkohë Bordo de Zhirondins ka arritur një fitore të vyer 1-0 në “Karaiskaqis” të Athinës, përballë vendasve të Olimpiakosit.

endasit ishin të parët që kaluan në avantazh në minutën e 25-të me anë të Cacau. Barazimi për Barcelonën e Pep Guardiolës do të vinte në minutën e 52-të, me autor suedezin Zllatan Ibrahimovic.

Rezultati 1-1 favorizon dukshëm spanjollët në ndeshjen e kthimit që do të zhvillohet pas dy javësh në “Kamp Nou”.

Në takimin tjetër të mbrëmjes Bordo mundi Olimpiakosin në Athinë me rezultatin 1:0. Autori i golit të vetëm për francezët ishte mbrojtësi Ciani, i cili shfrytëzon në mënyrën më të mirë një krosim të Gurkufit në minutën e 45-të. Në pjesën e dytë rastet ishin të shumta për të dyja ekipet, por Bordo arriti të ruajë me fanatizëm avantazhin e krijuar në fundin e pjesës së parë.

Me këtë fitore francezet kanë hedhur një hap të sigurte drejt çerekfinaleve të evenimentit më të madh në rang klubesh. Ndeshja e kthimit do të zhvillohet pas dy javësh.

Sthutgart – Barcelona

Shtutgart (4-4-2): Lehmann; Celozzi, Tasci, Delpierre, Molinaro; Gebhart (39′ pII Rudy), Trasch (12′ pII Kuzmanovic), Khedira, Hleb; Cacau, Pogrebnyak (18′ pII Marica).
Trajner: Gross

Barcelona (4-3-3): Valdes; Puyol, Marquez (12′ pII Milito), Piqué, Maxëell; Touré (9′ pII Henry), Busquets, Xavi; Messi, Ibrahimovic, Iniesta.
Trajner: Guardiola

Gjyqtar: Kuipers (Ola)
Shënues: 24′ Cacau (S), 52′ Ibrahimovic (B)
Të verdhë: Marquez, Piqué(B), Gebhart, Molinaro, Khedira (S)

Gjithashtu lexo

Shikoni çfarë ka bërë Barcelona pas sulmit terrorist (FOTO)

Klubi i Barcelonës ka reaguar pas sulmit terrorist në Barcelonë. Katalunasit e kanë bërë një …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *