Home / Sport / Shtypi spanjoll: Më mirë Eto sesa Ibra

Shtypi spanjoll: Më mirë Eto sesa Ibra

Pas një fillimi shpërthyes me fanellën blaugrana, sulmuesi suedez i Barcelonës, Zllatan Ibrahimoviç, po kalon një moment krize, pasi nuk shënon prej pesë ndeshjesh.

Goli i fundit në kampionat për ish-sulmuesin e Interit ka qenë më 12 dhjetor të vitit të kaluar në derbin me Espanjolin (edhe ky i shënuar me penallti). Tifozët katalanas janë mësuar me formën e qëndrueshme të Samuel Etosë, i cili shënonte rregullisht .

Është e përditshmja sportive spanjolle “As” ajo që heq paralele midis suedezit dhe kamerunasit. “Eto është një nga sulmuesit më të mirë në historinë e kampionatit spanjoll dhe për Ibrahimoviçin nuk do të jetë aspak e lehtë të përsërisë paraqitjet e afrikanit”, shkruan “As”, e cila rikujton se Mesi dhe Pedro Rodrigez po shënojnë më tepër se Ibra. “Ai do të shënojë përsëri gola, por jo si Eto”, nënvizon gazeta spanjolle.

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *