Home / Lajme / Rajon / Sot Shën Valentini, trëndafili i kuq mbetet dhurata simbol

Sot Shën Valentini, trëndafili i kuq mbetet dhurata simbol

14 shkurt

Sipas legjendës së parë Valentini i Romës i cili ishte arrestuar sipas urdhërit të perandorit Klaudio, u gjend i vrarë në rrugën Flaminia. Ndërsa legjenda për martirin e ternit flet për prftin Valentin , të arrestuar sipas një urdhëri nga prefekti Placido ndërsa ishte në Romë, pasi kishte refeuzuar të sakrifikohej për idhujt. Ai u vra dhe u varros afër rrugës Flaminia në të hyrë të Ternit.

Kjo e dielë ka qenë e vecantë për të gjithë të dashuruarit. Ata kanë varapuar në dyqanet e luleve për të përgatitur buqetën apo edhe ndonjë dhuratë tjetër për njeriun e zemrës. 14 Shkurti ose ndryshe festa e Shën Valentinit është festuar nga të gjitha moshat. Lulet mbeten dhurata më e preferuar për këtë vit, kryesisht trëndafilat dhe karafilat e kuq.

Shën Valentini i festuar sot në të gjithë botën si dita e të dashuruarve, mbart origjinën e tij që para 2000 vjetësh, në Romën e Lashtë. Shkurti konsiderohej nga romakët e vjetër si muaji në të cilin njerëzit përgatiteshin për stinën e pranverës, stinën e rilindjes ndërsa kulmi për romakët e asaj kohe arrihej në mesin e shkurtit kur aplikohej një tip llotarie dashurie ku cdo vajzë e re vinte emrin e saj në një vazo dhe cdo beqar duhet të kapte një emër pa e parë për cfarë bëhej fjalë, duke formuar kështu cifte që shpesh përfundonin në martesë. Kohë më pas festa filloi të lidhej me emrin e një prifti të vecantë, Shën Valentini i cili u bë martir pikërisht në 14 shkurt. Për këtë ekzistojnë dy legjenda, njëra prej tyre flet për një shenjt martir i cili ka jetuar reth shekullit të tretë dhe që ka banuar për një kohë të gjatë në Romë ndërsa martiri tjetër i Ternit, që ka shumë mundësi të ketë qenë peshkop që ka jetuar përgjatë shekullit të gjashtë.

Sipas legjendës së parë Valentini i Romës i cili ishte arrestuar sipas urdhërit të perandorit Klaudio, u gjend i vrarë në rrugën Flaminia. Ndërsa legjenda për martirin e ternit flet për prftin Valentin , të arrestuar sipas një urdhëri nga prefekti Placido ndërsa ishte në Romë, pasi kishte refeuzuar të sakrifikohej për idhujt. Ai u vra dhe u varros afër rrugës Flaminia në të hyrë të Ternit.

Pavrësisht dy legjendave, për të dy martirët flitet se bashkuan cifte pavarësisht problemeve të kohës. Më e përhapur si legjendë është ajo e bashkimit të një cifti të ndarë nga peshkopi Valentino, e njohur si legjenda e trëndafilit bashkues. Shenjti Valentino dëgjoi përtej gardhit të kopshtit të tij dy të rinj të fejuar që po ziheshin, mori një trëndafil , doli nga kopshti dhe shkoi të takonte të rinjtë duke u ofruar trëndafilin dhe duke u thënë fjalë mbi pajtimin. Pak kohë më vonë ata u kthyen tek Valentino por ti kërkuar celebrimin e martesës. Kaluan vite e shekuj e festa e Shën Valentinit u bë gjithnjë më e rëndësishme, aq sa sot pas 2000 vjetësh është një ndër festat tradicionale e njohur në të gjithë globin.
(Ballkanweb)

Gjithashtu lexo

Vdes ish-kryeministri Bajram Rexhepi – (VIDEO)

Ish- kryeministri i Kosovës, Bajram Rexhepi ka ndërruar jetë pas një sëmundje për të cilën …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *