Home / Sport / “Tani s’ndalem më!”

“Tani s’ndalem më!”

Klas Jan Huntelar ishte autori i golit të barazimit të Milanit në transfertën e “Artemio Frankit” mbrëmjes së djeshme ndaj Fiorentinës në Serinë A.

Sulmuesi hollandez rezultoi vendimtar me golin e barazimit në minutën e 81-të, në ndeshjen e prapambetur në transfertën e Firences. Me këtë tripikësh kuqezinjtë e shohin veten vetëm katër pikë nga Interi kryesues, duke rihapur kampionatin italian.

Në përfundim të takimit Huntelar u shpreh tepër i kënaqur me golin që i hapi rrugën suksesit të skuadrës së Leonardos. “Jam i lumtur për golin, por më tepër për fitoren. Ky ishte goli i gjashtë për mua dhe tani nuk do të ndalem më”, deklaroi bomberi i kombëtares hollandeze.

Gjithashtu lexo

Ylli i Shkëndijës: Nuk kemi çfarë të humbasim ndaj Milanit

Ardian Cuculi ka thënë se Shkëndija do të tentojë të bëjë lojën e saj dhe …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *