Home / Lajme / Maqedoni / Telegram urime me rastin e dy vjetorit te pavaresise se Kosoves

Telegram urime me rastin e dy vjetorit te pavaresise se Kosoves

16 shkurt
Gjithashtu, Ju dhe familja juaj, sakrifikuat më të dashurit tuaj, bijtë dhe bijat tuaja, që të arrini një ditë të shijoni pavarësinë e Kosovës.Kalanë që Ju e ndërtuat me vite të tëra, në luftë e në paqe, sot quhet pavarësi. Tani që Kosova më është shteti më i ri në botë, Ju dhe të gjithë ata që sakrifikuan gjithçka, përgjithnjë do të ngeleni simbol i rezistencës dhe sakrificës. “Andaj, z. Haradinaj, juve si një ndër më të merituarit për këtë ditë, ju uroj nga zemra: E gëzofshi pavarësinë!”, thuhet në këtë telegram urimi të liderit tw PDSH-së Menduh Thaçi.

Me rastin e 17 shkurtit, Ditës së pavarësisë së Republikës së Kosovës Lideri I Partisw Demokratike Shqiptare Menduh Thaçi me anë të një telegrami ka uruar presidentin Fatmir Sejdiu dhe liderin e Aleancës për Ardhmërinë e Koosvës Ramush Haradinaj.“Akti i shpalljes së pavarësisë së Kosovës është një ndër aktet më të rëndësishme të historisë më të re, jo vetëm shqiptare, por edhe botërore. Sakrificën shumë shekullore të cilën bijtë dhe bijat e Kosovës e dhanë për mëvetësi, më në fund u shpagua.I nderuari z. President,Kosova e fitoi atë qe e meritoi shumë më herët, por tani populli shqiptar i Kosovës kërkon që Kosova si shtet më i ri i botës, të jetë pjesë e strukturave më të forta euro-atlantike, dhe unë me bindje të plotë shpresoj se Ju, edhe këtë ëndërr të shqiptarëve të Kosovës do ta realizoni.zotwri President ju uroj nga zemra juve dhe gjithë shqiptarët: E gëzofshi pavarësinë!.

“Populli i Kosovës sakrifikoi gjithçka që një ditë Kosova të përjetojë mëvetësinë e saj. Gjithashtu, Ju dhe familja juaj, sakrifikuat më të dashurit tuaj, bijtë dhe bijat tuaja, që të arrini një ditë të shijoni pavarësinë e Kosovës”, thuhet nw telegram urimin e Thaçit dwrguar presidentit kosovar Fatmir Sejdiu.Ndwrkaq, në telegramin dërguar Ramush Haradinajt, lideri I PDSH-së Menduh Thaçi thotw se Populli i Kosovës sakrifikoi gjithçka që një ditë Kosova të përjetojë mëvetësinë e saj.

Gjithashtu, Ju dhe familja juaj, sakrifikuat më të dashurit tuaj, bijtë dhe bijat tuaja, që të arrini një ditë të shijoni pavarësinë e Kosovës.Kalanë që Ju e ndërtuat me vite të tëra, në luftë e në paqe, sot quhet pavarësi. Tani që Kosova më është shteti më i ri në botë, Ju dhe të gjithë ata që sakrifikuan gjithçka, përgjithnjë do të ngeleni simbol i rezistencës dhe sakrificës. “Andaj, z. Haradinaj, juve si një ndër më të merituarit për këtë ditë, ju uroj nga zemra: E gëzofshi pavarësinë!”, thuhet në këtë telegram urimi të liderit tw PDSH-së Menduh Thaçi.

Ndërkaq në telegramin e liderit tw Demokracisw sw Re Imer Selmanit theksohet se “Më lejoni që në emrin tim personal dhe në emër të Demokracisë së Re, t’ju uroj përvjetorin e dytë të pavarësisë së Kosovës, përvjetor ky i cili vërteton rrugën e drejtë në të cilën është duke hapëruar Republika e Kosovës dhe riafirmon angazhimin e institucioneve shtetërore për të integruar Kosovën në strukturat euroatlantike dhe për të siguruar paqe, stabilitet dhe fqinjësi të mirë në rajon”, thuhet nw urimin e Selmanit.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *