Home / Sport / Terri paguan mëkatet, i hiqet shiriti i kapitenit

Terri paguan mëkatet, i hiqet shiriti i kapitenit

Pasditen e djeshme mbrojtësi i Çelsit dhe trajneri Fabio Kapelo patën një takim kokë më kokë në “Uembli”. Përfundimi: Terri nuk është më kapiteni i kombëtares së Anglisë.

Prej dje Xhon Terri nuk do të mbajë më në krah shiritin e kapitenit të kombëtares së “Tre luanëve”. Ky është çmimi që mbrojtësi duhet të paguajë për lidhjen jashtëmartesore me Vanesa Peroncelin, ish-të fejuarën e mikut dhe shokut të skuadrës te Çelsi dhe në kombëtare, Uejn Brixh.

Ende nuk dihet nëse është vetë lojtari që ka bërë një hap prapa, apo ka qenë vendimi i menjëhershëm i Fabio Kapelos. Sidoqoftë, tashmë Anglia është në kërkim të një kapiteni të ri. Dy janë kandidaturat më të mundshme: kapiteni i Liverpulit, Stivën Zherrard dhe mesfushori i Çelsit, Frenk Lampard.

Gjithashtu lexo

Ylli i Shkëndijës: Nuk kemi çfarë të humbasim ndaj Milanit

Ardian Cuculi ka thënë se Shkëndija do të tentojë të bëjë lojën e saj dhe …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *