Home / Lajme / Maqedoni / Thaçi: I gatshëm për koalicion mbarëshqiptar

Thaçi: I gatshëm për koalicion mbarëshqiptar

11 shkurt-
“Nacionalizmi i theksuar maqedonas kohët e fundit i ka rrënjët në përplasjet me Greqinë por pasojat e tij bien mbi shqiptarët. Diskriminimi që u bëhet shqiptarëve është i programuar dhe ndalet vetëm me një program që mund t’i bëjë ballë”, theksoi Thaçi.

Nëse shqiptarët në Maqedoni largohen nga politika e kryeministrit Nikolla Gruevski PDSH-ja është e gatshme për formim të një koalicioni mbarëshqiptar në Maqedoni.

Këtë të mërkurën në intervistë për televizionin shqiptar Top Chanel, e deklaroi lideri i Partisë Demokratike Shqiptare (PDSH), Menduh Thaçi në Tiranë.

Sipas tij, ai ka një marrëveshje me PPD-në dhe është duke biseduar edhe me parti tjera të vogla rreth formimit të një koalicioni opozitar mbarëshqiptar.

“Nacionalizmi i theksuar maqedonas kohët e fundit i ka rrënjët në përplasjet me Greqinë por pasojat e tij bien mbi shqiptarët. Diskriminimi që u bëhet shqiptarëve është i programuar dhe ndalet vetëm me një program që mund t’i bëjë ballë”, theksoi Thaçi.

Ai u shpreh se asnjëherë nuk do të hyjë në koalicion me Nikolla Gruevskin duke akuzuar për diskriminim mbi shqiptarët, megjitëse sipas Thaçit, dëshira e parë e tij është që ai të fitojë zgjedhjet dhe dëshira e tij e dytë është që në kampin maqedonas të fitojë Gruevski, duke garantuar se rrezistenca e PDSH-së do të jetë shumë më e madhe ndaj politikës diskriminuese të qeverisë akutale.

”Dëshira ime e parë është që në zgjedhjet e para shqiptarët të votojnë për PDSH-në ndërsa në bllokun maqedonas nuk kam ndonjë preferencë pa dallim se cila do të fiton por kam dëshirë që të fitojë Gruevski dhe kërkoj vetëm gjashtë muaj për të parë rrezistencën e PDSH-së”, tha Thaçi.

Kreu I PDSH-së gjatë debatit të mbrëmshëm ka pranuar se hyrja në qeveri gjatë vitit 2006 ka qenë një gabim strategjik.Për liderin e PDSH-së Marrëveshja e Ohrit nuk përmirësoi gjendjen e shqiptarëve, të cilat pas kësaj marrëveshje ka gjendje të përkeqësuar të barazisë.Ai njëherit shtoi se Qeveria aktuale ka diskriminuar shqiptarët edhe në planin ekonomik, meqë sipas tij vetëm 1 për qind e buxhetit dedikohet për bashkësinë shqiptare në Maqedoni.

Lideri i PDSH-së, në intervistë duke sqaruar programin e PDSH-së ofroi zgjidhje për Maqedoninë si në Zvicër, në të cilën do të kishte parlament me dy dhoma.

Thaçi theksoi se formulimet 20 përqind nga marrëveshja e Ohërit kanë qenë një gabim dhe pikërisht edhe pas 18 vitesh situata politike dhe gjendja e shqiptarëve nuk është përmirësuar.(U.H)

Gjithashtu lexo

Shkarkohet Zvërlevski, me 64 vota për dhe asnjë kundër

Kuvendi i Maqedonisë, pas debateve disajavëshe maratonike të deputetëve VMRO-DPMNE-së, e shkarkoi kryeprokurorin publik Marko …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *