Home / Lajme / Maqedoni / Thaçi: Mediat më keqkuptojnë dhe keqinterpretojnë

Thaçi: Mediat më keqkuptojnë dhe keqinterpretojnë

12 shkurt
“Ne nuk mund të jemi kundër ndërtimit të asnjë kishe, nuk kemi qëndrime antifetare.Me çdo kusht insistojmë që xhamitë e muslimanëve shqiptarë të cilat janë prishur si objekte ideologjike me eksplozivë, urgjentisht të ndërtohen”, theksoi Thaçi.

Lideri i Partisë Demokratike Shqiptare (PDSH), Menduh Thaçi deklaroi se deklaratat e tij të dhëna për mediat, shpeshherë keqkuptohen dhe keqintepretohen.

“Më vjen shumë keq që deklarata ime në Top Channel, dhe fjalimet e mia shpesh herë keqkuptohen dhe keqinterpretohen. Në asnjë moment, në asnjë minutë nuk kam thënë se do të bashkohem me shërbetorët e Gruevskit dhe me instrumentet e tij.Qëndrimi është shumë i qartë unë do të bëjë gjithçka që t`i bashkoj të gjitha forcat opozitare politike dhe jo politike të shqiptarëve në Maqedoni, për t`a rrëzu këtë qeveri, dhe për ta jetësuar platformën e Partisë Demokratike Shqiptare”, theksoi Thaçi.

Lidhur me deklaratën e Iljaz Halimit, se nuk i pengon Kisha në sheshin e Shkupit, lideri i PDSh-së tha se, ky megjithatë është edhe qëndrim i PDSH-së.

“Ne nuk mund të jemi kundër ndërtimit të asnjë kishe, nuk kemi qëndrime antifetare.Me çdo kusht insistojmë që xhamitë e muslimanëve shqiptarë të cilat janë prishur si objekte ideologjike me eksplozivë, urgjentisht të ndërtohen”, theksoi Thaçi.

Ai nuk ka dashur të komentoj reagimet e ndërkombëtarëve, pas deklaratës së tij të dhënë disa ditë më parë në një televizion nacional. Kjo për faktin se deklaratat e tij nxirren nga konteksti dhe meren vetëm pjesët që u konvenojnë redaksive të caktuara, theksoi Thaçi.

Gjithashtu lexo

A do ta hanë vallë shqiptarët edhe kësaj radhe sapunin për djathë?

Shpëtim Pollozhani për  gazetën Lajm është deklaruar për organizimin e zgjedhjeve lokale, që priten të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *