Home / Lajme / Maqedoni / Thaçi paralajmëron bllok opozitar shqiptar

Thaçi paralajmëron bllok opozitar shqiptar

7 shkurt-
Unë jam në kontakte të drejtpërdrejta, sidomos edhe publiku e ka kuptuar mbështetjen që i ka dhënë platformës sonë Partia e Prosperitetit Demokratik. Po ashtu edhe me partinë e Hysni Shaqirit kemi pasur disa kontakte. E mira e kësaj pune është që kemi gatishmëri të bisedojmë. Ne si PDSH, kërkojmë që njëherë të unifikohemi rreth një përcaktimi, pastaj nëse vijnë në shprehje interesat, të cilat është lehtë të ndahen. Përcaktimi është i rëndësishëm”, tha Menduh Thaçi, kryetar i PDSH-së.

Kreu i PDSH-së Menduh Thaçi, paralajmëron formimin e bllokut opozitar shqiptarë. Thaçi tha se partia e tij është në kontakt të vazhdueshëm me disa parti opozitare shqiptare, për t’i koordinuar veprimet politike. Por, ai nuk saktësoi nëse me këtë dëshiron të krijojë diçka të ngjashme me frontin opozitar maqedonas të udhëhequr nga LSDM-ja. “Unë jam në kontakte të drejtpërdrejta, sidomos edhe publiku e ka kuptuar mbështetjen që i ka dhënë platformës sonë Partia e Prosperitetit Demokratik. Po ashtu edhe me partinë e Hysni Shaqirit kemi pasur disa kontakte. E mira e kësaj pune është që kemi gatishmëri të bisedojmë. Ne si PDSH, kërkojmë që njëherë të unifikohemi rreth një përcaktimi, pastaj nëse vijnë në shprehje interesat, të cilat është lehtë të ndahen. Përcaktimi është i rëndësishëm”, tha Menduh Thaçi, kryetar i PDSH-së.
Lider i PDSH-së vlerësoi se gjendja e shqiptarëve në Maqedoni është tejet serioze. Ai ftoi Qeverinë që sa më parë të t’i japë fund politikës aktuale. Sipas kreut të PDSH-së, zgjidhja më e mirë për të dalë nga kjo situatë, janë zgjedhjet e parakohshme parlamentare.
“Do të ketë zgjedhje dhe nuk do mund të shkojë kështu kjo situatë. Domethënë qeveria shkon me kokë drejtpërdrejt në mur dhe sigurisht që do thyejë qafën nëse do vazhdojë kështu, po që se do ndërrojë orientimin duhet që t’i zgjidh këto probleme”, tha kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi.
Kërkesat për zgjedhje të parakohshme parlamentare, Partia e Thaçit i ka shpeshtuar pasi që Bashkimi Demokratik për Integrim, paralajmëroi se do t’i vizitojë të gjitha komunat shqiptare për t’i dëgjuar kërkesat e qytetarëve.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *