Home / Lajme / Maqedoni / Thaçi:Maqedonia mund te destabilizohet

Thaçi:Maqedonia mund te destabilizohet

3 shkurt-
Kjo mënyrë e punës do të prodhojë jo vetëm mosmësimin e maqedonishtes por edhe mosdëgjimin dhe mosrespektimin e gjuhës maqedone. Këto komente i ka bërë kreu IiPartisë Demokratike Shqiptare Menduh Thaçi, gjatë një pres konference me gazetarë të mërkurën në Tetovë, me rastin e kalimit të degës së Çairit nga DR në PDSH.

”Mendoj se seriozisht edhe bashkësia ndërkombëtare duhet të merret me këto qëndrime mesjetare të shoqërisë maqedonase, përndryshe ndarja apo separacioni mes dy kombeve është i pandalshëm. “Është vendim i qeverisë mirëpo sjellja e ministrit dhe partnerit të koalicionit është sjellje idioteske.

Problemi i mësimit të gjuhës maqedonase nga klasa e parë nga nxënësit shqiptar nuk është problem teknik por problem më I thellë. Problemi është se strukturat e shtetit, shoqëria maqedonase vazhdon të sillet sikur shteti është I tyre, vazhdimisht I maqedonasve dhe ne jemi qiraxhi.

Kjo mënyrë e punës do të prodhojë jo vetëm mosmësimin e maqedonishtes por edhe mosdëgjimin dhe mosrespektimin e gjuhës maqedone. Këto komente i ka bërë kreu IiPartisë Demokratike Shqiptare Menduh Thaçi, gjatë një pres konference me gazetarë të mërkurën në Tetovë, me rastin e kalimit të degës së Çairit nga DR në PDSH.

”Mendoj se seriozisht edhe bashkësia ndërkombëtare duhet të merret me këto qëndrime mesjetare të shoqërisë maqedonase, përndryshe ndarja apo separacioni mes dy kombeve është i pandalshëm. “Është vendim i qeverisë mirëpo sjellja e ministrit dhe partnerit të koalicionit është sjellje idioteske.

Ju e patë se ai ministër që paska marrë një vendim të vet antishqiptar , mori nderime të mëdha nga USHT-ja ku ishin prezent edhe Ahmeti edhe ministrat tjerë. Nuk është çështja e ministrit, çështja është më thelbësore.

Maqedonasit vazhdojnë edhe më tutje të na diskriminojnë dhe kjo duhet përfundimisht të ndryshojë”, deklaroi lideri i PDSH-së Menduh Thaçi. I pyetur nga gazetarët për frontin e opozitës Maqedonase në krye me Cërvenkovskin, Thaçi tha se me atë front pajtohet vetëm me një pikë.

“Ne pajtohemi me një çështje dhe për një çështje nuk pajtohemi. Pajtohemi se procesi integrues është bllokuar dhe është tepër i rëndësishëm për Maqedoninë, mirëpo nuk pajtohemi se ky është problem kryesor.

Problemi kryesor i Maqedonisë është diskriminimi që u bëhet në të gjitha fushat shqiptarëve. Pa një barazi të plotë sistemore, shtetërore dhe juridike mes shqiptarëve dhe maqedonasve është iluzion aspekti i integrimit në BE dhe NATO”, tha Thaçi.

Kreu i PDSH-së ka theksuar se qëndron në deklaratën e tij se Maqedonia nëse vazhdon me këto diskriminime do të ketë destabilizim të vendit.

“Unë kam deklaruar më parë se Maqedonia do të shpartallohet apo do të ketë destabilizim dhe më vjen mirë që edhe bashkësia ndërkombëtare, përfaqësuesit e BE-së, SHBA-së para disa jave deklaruan të njejtën. Detyrimisht ky proces shkon drejt saj dhe provokimet që behën shumë të ulëta që u bëhen shqiptarëve nga ana e qeverisë kanë një qëllim të fshehur që fajin e një destabilizimi të mundshëm t`ua hedhin shqiptarëve.

Fajin për destabilizimin e Maqedonisë e kanë vetë maqedonasit të cilët vazhdojnë me këmbëngulësi të sillen sikur në shekullin 19”, deklaroi numri një i PDSH-së.

Ai ka mohuar kthimin në parlament të deputetëve të partisë së tij.

“Nuk kemi asnjë arsye të kthehemi në parlament. Unë mendoj se këto janë dëshira e disa të mjerëve që dëshirojnë PDSH-së t`ia ulin kokën si disa të tjerëve.
Ne në parlament nuk jemi deleguar t`i mbrojmë interesat e maqedonasve, maqedonishtes, ne jemi të deleguar për t`i mbrojtur interesat e shqiptarëve dhe me i përfaqësuar ato si duhet”, ritheksoi qëndrimin e tij Thaçi.

Gjithashtu lexo

Shkarkohet Zvërlevski, me 64 vota për dhe asnjë kundër

Kuvendi i Maqedonisë, pas debateve disajavëshe maratonike të deputetëve VMRO-DPMNE-së, e shkarkoi kryeprokurorin publik Marko …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *