Home / Sport / Tifozët zikaltër kundër Balotelit

Tifozët zikaltër kundër Balotelit

Prania e Mario Balotelit në “San Siro” për të ndjekur takimin midis Milanit dhe Mançesterit të martën ka shkaktuar reagimin e tifozëve zikaltër.

21-vjeçari ka deklaruar edhe më parë se në fëmijëri ka qenë tifoz i Milanit, por mesa duket ultrasit e Interit nuk e kanë kapërdirë veprimin e italianit. Ditën e djeshme në rrjetin social më popullor, Facebook, është krijuar një grup, ku bashkohen ata që mendojnë se prania e SuperMarios në “San Siro” është mungesë respekti për klubin dhe tifozët. Vetëm pak orë pas krijimit të tij grupi mblodhi me mijëra mbështetës.

Sipas tifozëve, kjo është shprehje e mungesës së respektit për klubin dhe tifozët, për ata që e paguajnë dhe për ata që shkojnë e shohin kur luan. Madje ka edhe nga ata që shkojnë më tej, duke e quajtur tradhtar (duke hequr paralele me të tjerë interistë që kanë veshur fanellën e ‘kushërinjve’, Ronaldo dhe Vieri).

Por ai që si gjithnjë përpiqet të qetësojë gjakrat është presidenti Masimo Morati, për të cilin ky fakt nuk përbën aspak një skandal. “Nuk shoh asnjë lloj skandali në këtë mes”, u shpreh shkurt dhe qartë numri një i klubit nga Milano.

Gjithashtu lexo

Ylli i Shkëndijës: Nuk kemi çfarë të humbasim ndaj Milanit

Ardian Cuculi ka thënë se Shkëndija do të tentojë të bëjë lojën e saj dhe …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *