Home / Sport / Uejn Brixh braktis kombëtaren angleze, shkak afera e Territ

Uejn Brixh braktis kombëtaren angleze, shkak afera e Territ

Futbollisti i Mançester Sitit, Uejn Brixh ka bërë të ditur se nuk do të luajë për kombëtaren e Anglisë, e cila gjatë verës do të marrë pjesë në Kupën e Botës në Afrikën e Jugut.

Një vendim të tillë, Uejn Brixh e ka marrë pas aferës që pati bashkëlojtari i tij te kombëtarja, Xhon Terri me ish të dashurën e tij. Në fakt, afera e kapitenit të Çelsit me ish të dashurën e Brixhit, Vanesa Peronsel ka shkaktuar pakënaqësi të mëdha në Angli, mirëpo sigurisht se vendimi i Brixhit do të jetë një lajm i keq për përzgjedhësin Fabio Kapelo, i cili ka mbetur pa një lojtar tejet të rëndësishëm në krahun e majtë. “Kam menduar gjatë për pozitën time në kombëtare pas tërë asaj që ndodhi. Gjithmonë isha i nderuar të luaja për Anglinë, por në fund erdha në përfundim se vendi im në skuadër është i paqëndrueshëm. Për shkak të pjesës tjetër të skuadrës ndjej se gjëja më e mirë është tërheqja ime nga emërorja e kombëtares për Botëror, në mënyrë që mos t’i shmang nga përqendrimi në detyrat e mëdha që i presin. Vendimin tim tashmë ia kam bërë të ditur drejtuesve të kombëtares dhe djelmoshave u uroj sukses në Afrikën e Jugut”, ka thënë Uejn Brixh, i cili në këtë mënyrë ka injoruar ftesën e miqve kombëtares që të shtrëngojë duart me shokun e tij më të mirë të deridjeshëm në kombëtare, Xhon Terri. Ky i fundit për shkak të kësaj afere humbi shiritin e kapitenit te kombëtarja.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *