Home / Sport / United, gati sulmi për Villën

United, gati sulmi për Villën

Sipas tabloidit “Daily Mirror”, Mançester Junajtid ka në plan t’i bëjë një ofertë Valencias, për të siguruar shërbimet e sulmuesit David Vila në merkaton e verës.

Gazeta shkruan se trajneri i “Djajve të kuq”, Aleks Ferguson, e ka ngarkuar shefin e marrëdhënieve me jashtë, Martin Ferguson (që njëkohësisht është vëllai i trajnerit), që të kujdeset për këtë çështje. Me shumë mundësi klubi i Premier Ligës do të pranojë kërkesën e Valencias, që vlerësohet në rreth 50 milion euro.

Plani i Sër Aleks është të shesë sulmuesin Dimitar Berbatov, në mënyrë që të sigurojë një pjesë të të ardhurave për të marrë një sulmues të kalibrit botëror. Nga ana tjetër, operacioni do të ishte më i mundshëm për t’u mbyllur me sukses, në rast se Valencia nuk arrin të sigurojë një vend në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *