Home / Lajme / Maqedoni / Urim i presidentit Ivanov drejtuar presidentit të Kosovës Sejdiu me rastin e Ditës së Pavarësisë

Urim i presidentit Ivanov drejtuar presidentit të Kosovës Sejdiu me rastin e Ditës së Pavarësisë

16 shkurt-
Me përfundimin e procesit të demarkacionit dhe vendosjen e marrëdhënieve diplomatike janë krijuar të gjitha parakushtet e domosdoshme për përforcimin e marrëdhënieve të ndërsjellta dhe për bashkëpunim. Pres që në periudhën e ardhshme të vazhdojnë dhe të intensifikohen kontaktet midis dy vendeve, në të gjitha nivelet, thuhet në urim nga Ivanovi

Me rastin e 17 shkurtit, Ditës së pavarësisë së Republikës së Kosovës, presidenti Gjorge Ivanov i dërgoi urim kolegut të tij kosovar Fatmir Sejdiu.

“E shfrytëzoj këtë rast solemn, që të shpreh bindjen time të plotë se në periudhën që na pret, me përpjekje të përbashkëta do t’i përforcojmë marrëdhëniet e miqësisë dhe do të zhvillojmë bashkëpunim të ndërsjellë në të gjitha fushat me interes reciprok. Me përfundimin e procesit të demarkacionit dhe vendosjen e marrëdhënieve diplomatike janë krijuar të gjitha parakushtet e domosdoshme për përforcimin e marrëdhënieve të ndërsjellta dhe për bashkëpunim. Pres që në periudhën e ardhshme të vazhdojnë dhe të intensifikohen kontaktet midis dy vendeve, në të gjitha nivelet, thuhet në urim nga Ivanovi.

Kjo citon shefi i shtetit të Maqedonisë është rruga më e sigurt për përforcimin e marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë, por edhe domosdoshmërinë për përgatitjen e bashkëpunimit. Kjo është mënyra më e mirë që të kontribuojmë për qëllimin e përbashkët, stabilitetit, prosperitetit dhe mirëqënies të rajonit tonë, thotë në urimin e tij presidentit Gjorge Ivanov

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *