Home / Sport / “Vancouver 2010”, humbet jetën sportisti gjeorgjian

“Vancouver 2010”, humbet jetën sportisti gjeorgjian

Vetëm disa orë para hapjes zyrtare të Lojërave Olimpike Dimërore “Vancouver 2010”, atleti gjeorgjian Nodar Kumaritashvili humbi jetën pasi u përplas me një shtyllë hekuri gjatë provave.

21-vjeçari ishte duke zhvilluar provën e dytë me slitën e tij në pistën e akullit, në momentin që mjeti doli nga pista dhe atleti u përplas me një shtyllë hekuri. Shpejtësia e slitës në momentin e përplasjes ishte rreth 90 km/orë. Gjeorgjiani mori ndihmën e shpejtë nga mjekët dhe u transportua menjëherë në spital.

Megjithatë, nuk arriti t’i rezistojë dot godtijes, duke humbur jetën. Ngjarja e ndodhur në “Whistler Sliding Center” ka tronditur organizatorët, të cilët menjëherë i kanë shprehur ngushëllime familjes së sportistit. Por gjithsesi, garat në pistën në fjalë do të vazhdojnë normalisht gjatë Olimpiadës.

Gjithashtu lexo

Kastriot Tusha dhe “Ballistët” këndojnë “Xhamadani vija vija” midis Milanos (Video)

“Ballistët” janë duke bërë atmosferë fantastike në Milano dhe atyre u wshtw bashkuar edhe Kastriot …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *