Home / Lajme / Maqedoni / Vazhdon kamponati në Ligën e Dytë-Shkëndija mendon vetëm për fitore

Vazhdon kamponati në Ligën e Dytë-Shkëndija mendon vetëm për fitore

26 shkurt
Pengesa e parë e Shkëndijës në pranverë do të jetë Vllazërimi i Kërçovës. Dueli do të zhvillohet në stadiumin në Gjorçe Petrov, pasi fusha e Vllazërimit është e suspenduar. Trajneri i parë i “kuq e zinjëve”, Qatip Osmani në ndeshjen me kërçovarët nuk do të mund të llogarisë në mbrojtësin Cuculi, që mungon për shkak të kartonëve, mirëpo pjesa e mbeur e skuadrës është e gatshme që të fillojë të grumbullojë pikë.

Të shtunën do të vazhdojë kamionati në Ligën e Dytë, me javën e parë të sezonit pranveror. Kampioni vjeshtor Shkëndija, takohet me Vllazërimin, ndaj të cilëve mendojnë vetëm për fitore. Drita në Bogovinë pret Miravcin, ndërsa Vllaznimi i Strugës do të jetë mysafir i 11 Oktomvrit.

Stinori pranveror në Ligën e Dytë të futbollit të Maqedonisë starton të shtunën me ndeshjet e javës së 14-të. Kampionët vjeshtorë Shkëndija janë favorit numër një për të përfunduar në pozitën e parë, me çka do të ktheheshin në Ligën e Parë të Maqedonisë, aty ku sipas shumë njohësve të futbollit e ka vendin. Edhe pse në Ligë të dytë Shkëndija ka formacion shumë të mirë, situata finansiare është stabile, me çka ky klub së bashku me Renovën, Metalurgun dhe Rabotniçkin janë ekipet e vetme në Maqedoni që qëndrojnë mirë në këtë drejtim. Ekipi zhvilloi përgatitje të mira dhe besohet se do të vazhdojnë dominimin në Ligën e Dytë. Nga formacioni vjeshtor, në Shkëndi tani nuk janë Ramadani dhe Cvetkoviq, ndërse ekipi është përforcuar me Amir Aliun, që erdhi nga Drita.

Pengesa e parë e Shkëndijës në pranverë do të jetë Vllazërimi i Kërçovës. Dueli do të zhvillohet në stadiumin në Gjorçe Petrov, pasi fusha e Vllazërimit është e suspenduar. Trajneri i parë i “kuq e zinjëve”, Qatip Osmani në ndeshjen me kërçovarët nuk do të mund të llogarisë në mbrojtësin Cuculi, që mungon për shkak të kartonëve, mirëpo pjesa e mbeur e skuadrës është e gatshme që të fillojë të grumbullojë pikë.

“Ne jemi përgatitur maksimalisht dhe kemi besim të plotë në forcat tona. Edhe pse kemi respekt për gjithë skuadrat tjera në kategori, megjithatë mendojmë se vendin e kemi në Ligën e Parë. Për këtë shkak që nesër ne do të mendojmë vetëm për suksese, me qëllim që sa më shpejtë të sigurojmë kualifikimin në elitë. Sa i përket duelit me Vllazërimin dua të them se çdo rezultat tjetër përveç fitores tonë, do të llogaritet si dështim” – u shpreh ndihmës trajneri i Shkëndijës, Erhan Selimi.

Dueli Vllazërimi – Shkëndija zhvillohet të shtunën në stadiumin në “Gjorçe Petrov” të Shkupit, me fillim në orën 14:00. Drejtësinë në këtë takimi do ta ndajë Marjan Eckovski me ndihmësit e tij Nedellkovski dhe Todorovski.

Në takimet tjera Drita e Bogovinës në fushë të vet pret Miravcin. Bogovinasit shpresojnë që të kenë ecuri pozitive, ndërsa sipas trajnerit Jeton Beqiri, Drita synon të futet në katër pozitat e para. Vllaznimi i Strugës udhëton për në Prilep, ku do të përballet me 11 Oktomvrin.

Dyshet e javës së 14-të:

Vllazërimi-Shkëndija

Drita-Miravci

11 Oktomvri-Vllaznimi

Ohri-Cementarnica

Bellascia-Bregallnica

Novaci-Skopje

Napredoku-Lokomotiva

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *