Home / Sport / Vins Karter, 48 pikë në fitoren e Orlandos

Vins Karter, 48 pikë në fitoren e Orlandos

Vins Karter edhe një herë ka qenë protagonist në fitoren e Orlando Mexhik. Kësaj radhe Karter ka ndihmuar skuadrën e tij me 48 pikë për t’iu gëzuar fitores ndaj Nju Orlins Hornets, me rezultat 123:117.

Hornetsat në pjesën e parë ishin shumë më të mirë dhe krijuan epërsi prej 15 pikësh, por në dy çerekët e fundit Karter dëshmoi vlerat e një lideri të vërtet dhe me shënime të njëpasnjëshme arriti që ta udhëheq skuadrën e tij deri te fitorja. Kontribut të çmuar në këtë fitore dha edhe Duajt Hauard, me 25 pikë, derisa te Nju Orlins Hornets, në mungesë të Kris Polit, më efikasi ishte Darren Kollison, me 27 pikë. “Ishte koha për të shkëlqyer. Ky muaj po sjellë gjëra të reja, e kaluara i takon të kaluarës. Kam pasur një muaj të dobët, por i tillë është basketbolli. E di se çfarë pritet nga unë dhe e di se sa është e nevojshme të punohet për të pasur sukses dhe nuk kam problem me këtë gjë”, ka pohuar Vins Karter. Ndërkohë, LA Lejkers ka vazhduar serinë e fitoreve edhe po luan pa Kobi Brajantin. Në fitoren ndaj San Antonio Spërs më efikasi ishte Pol Gasol, me 21 pikë, 19 kërcime e 8 asistime, kurse Ron Artest shtoi 18 pikë dhe Lamar Odom, 16 pikë. Në anën tjetër më të dalluarit te Spërsat ishin Manuel Xhinobili, me 21 pikë, Toni Parker, me 20 pikë dhe Tim Dankan, me 16 pikë e 15 kërcime.

Rezultatet
Orlando – Nju Orlins 123:117
Golden Stejt- Dallas 117:127
LA Lejkers – San Antonio 101:89

Gjithashtu lexo

Shikoni çfarë ka bërë Barcelona pas sulmit terrorist (FOTO)

Klubi i Barcelonës ka reaguar pas sulmit terrorist në Barcelonë. Katalunasit e kanë bërë një …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *