Home / Sport / Vokrri: Do ta kremtojmë Ditën e Pavarësisë në mënyrë madhështore

Vokrri: Do ta kremtojmë Ditën e Pavarësisë në mënyrë madhështore

“Shumica e futbollistëve janë pjesë e Superligës së Kosovës, por kam përfshirë edhe disa futbollistë që luajnë jashtë Kosovës”, tha përzgjedhësi i Kosovës, Bunjaki.

Çdo gjë është e gatshme për ndeshjen revyale ndërmjet kombëtares së Kosovës dhe përzgjedhjes së Superligës së Shqipërisë në futboll. Kjo ndeshje zhvillohet për nder të Ditës së madhe, 17 Shkurtit-Ditës së Pavarësisë së Republikës së Kosovës. Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri, tha se janë bërë të gjitha përgatitjet dhe sipas tij, edhe ekspedita e Shqipërisë do të përbehet nga 60 anëtarë. “Në ekspeditën e përfaqësueses shqiptare do të jetë edhe kreu i Federatës së Futbollit Shqiptar, Armando Duka, pastaj ministri i Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Ferdinand Xhaferri, si dhe shumë personalitete të tjera. Do të jetë një ditë e veçantë dhe do të shënojmë në mënyrë sa më madhështore. Ndeshja Kosovë-Shqipëri përveç që shënon Ditën e Pavarësisë, do te jetë edhe humanitare, për t’i ndihmuar familjet e përmbytura nga ujë në qytetin e Shkodrës. Do të bëjmë promovimin e futbollit sa më mirë dhe të krijojmë një ambient festiv në ditën e Pavarësisë së shtetësisë së Kosovës”, tha Vokrri. Drejtori i “Albania Grup”, Visar Miftari, tha se janë lëshuar në shitje 20 mijë bileta në shtatë qendra të Republikës së Kosovës: Prishtina, Mitrovicë, Prizren, Ferizaj, Gjilan, Pejë dhe Gjakovë. Sipas tij, bileta do të kushtojnë dy euro dhe të gjitha të hollat që do të tubohen do t’i dedikohen familjeve të përmbytura nga ujë në Shkodër. Ndeshja në mes Kosovës dhe Shqipërisë, do të zhvillohet të mërkurën në stadiumin e qytetit në Prishtinë, me fillim në orën 14.00. Përzgjedhësi Albert Bunjaki, bëri të ditur emëroren e 22 futbollistëve që ka ftuar për këtë ndeshje. Sipas tij, ky do të jetë një test i mirë për këtë ndeshje revyale. Ai tha se të martën do të kenë edhe një stërvitje të përbashkët të futbollistëve të kombëtares së Kosovës. Përzgjedhësi Bunjaki ka thënë se futbollistët i ka përzgjedhur me ndihmën e bashkëpunëtorëve të përfaqësueses, Genc Hoxhës dhe Muharrem Sahitit. “Të gjitha kushtet janë në organizim dhe është ambient i mirë. Shumica e futbollistëve janë pjesë e Superligës së Kosovës, por kam përfshirë edhe disa futbollistë që luajnë jashtë Kosovës”, tha Bunjaki.

Gjithashtu lexo

Shikoni çfarë ka bërë Barcelona pas sulmit terrorist (FOTO)

Klubi i Barcelonës ka reaguar pas sulmit terrorist në Barcelonë. Katalunasit e kanë bërë një …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *