Home / Lajme / Rajon / Vritet 43 vjeçari, plagosën dy persona, një 18 e 19 vjeçar

Vritet 43 vjeçari, plagosën dy persona, një 18 e 19 vjeçar

19 shkurt

“Policia ka dalë në vend të ngjarjes dhe nga dëshmitarët ka mësuar se tre persona të plagosur me armë zjarri janë përcjellë për në repartin e emergjencës të spitalit në Ferizaj. I dyshuar për këtë rast është E.N. 35 vjeçar, i cili gjendet në arrati”, ka thënë për “Zhurnal”, zëdhënësi rajonal i policisë në Ferizaj, toger Agfim Gashi.

Është vrarë me armë zjarri Brahim Veseli, 43 vjeçar, ndërsa janë plagosur Flamur Veseli, 18 vjeçar dhe Valon Veseli, 19 vjeçar. Ngjarja ka ndodhur të enjten, rreth orës 18, në fshatin Greme të komunës së Ferizajt.

Rastin e konfirmon për “Zhurnal” edhe zëdhënësi rajonal i policisë në Ferizaj, toger Agim Gashi.

Ai thotë që policia për këtë rast të jetë njoftuar në ora 18 e 10 minuta.

“Policia ka dalë në vend të ngjarjes dhe nga dëshmitarët ka mësuar se tre persona të plagosur me armë zjarri janë përcjellë për në repartin e emergjencës të spitalit në Ferizaj. I dyshuar për këtë rast është E.N. 35 vjeçar, i cili gjendet në arrati”, ka thënë për “Zhurnal”, zëdhënësi rajonal i policisë në Ferizaj, toger Agfim Gashi.

Mjeku kujdestar në repartin e emergjencës të spitalit në Ferizaj, Dr. Bejtush Jaha, i ka thënë se Brahim Veseli është sjellë pa shenja jete, ndërsa ka pasur një plumb që ia ka përshkruar tejpërtej trupin. Sipas mjekut kujdestar dy të rinjtë e plagosur pasi kanë marrë ndihmën e parë janë përcjellë për në QKUK në Prishtinë.

Zëdhënësi rajonal i policisë në Ferizaj, toger Gashi ka thënë se motivet për këtë vrasje nuk dihen, por që policia po punon në kapjen e vrasësit dhe në zbardhjen e këtij rasti. / Zhurnal /

Gjithashtu lexo

Një polic turk është vrarë nga luftëtari i SHI-së në stacionin policor në Stamboll

Një polic turk mbrëmë është goditur me thikë për vdekje në stacionin policor në Stamboll …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *