Home / Lajme / Maqedoni / Xhevat Ademi: U bllokua puna e Komitetit për marrëdhënie midis bashkësive

Xhevat Ademi: U bllokua puna e Komitetit për marrëdhënie midis bashkësive

12 shkurt
Kryetari i Komitetit Xhevat Adem, deklaroi se arsyja për mospasjen e kuroumit në seancën e sotme është mosprania e deputetëve që në këtë trup nuk marrin pjesë si anëtarë të partive politike por si përfaqësues të bashkësive të ndryshme etnike.

Urim Hasipi
Komiteti për marrëdhëne midis bashkësive nuk e mbajti seancën në të cilën duhet që të debatohet për ngjarjet në sferën e arsimit dhe të ndikimit të tyre mbi marrëdhëniet etnike në vend për mospasje të kuorumit. Në seancë nuk u paraqitën përfaqësues të bashkësive më të voga etnike si dhe deputetët shqiptarë dhe maqedonas. Që të ketë kuorum nevojitet që në seancë të marrin pjesë të paktën 13 deputetë respektivisht nevojitet dy e treta e shumicës së anëtarëve.

Kryetari i Komitetit Xhevat Adem, deklaroi se arsyja për mospasjen e kuroumit në seancën e sotme është mosprania e deputetëve që në këtë trup nuk marrin pjesë si anëtarë të partive politike por si përfaqësues të bashkësive të ndryshme etnike.

Due shprehur revoltë dhe protestë personale Ademi i përmendi deputetët të cilët nuk erdhën në seancë. Nuk ishin të pranishëm Imer Aliu, Avdija Pepiq, Ivan Stoilkoviq, Amdi Bajram, Fazli Veliu, Teuta Arifi, Aneta Stefanovska dhe Vlado Stefanovski.

Imer Selmani, deputet dhe kryetar i Demokracisë së Re i cili është propozues i pikës së rendit të ditës, akuzoi se obstruksion Komitetit i bën shumica qeveritare BDI, VMRO-DPMNE dhe pëfaqësuesit e komuniteteve më të vogla etnike

Komiteti për marrëdhënie midis bashkësive javën e kaluar e ndëpreu seancën gjithashtu për shkak të mospasjes kuorum, ndërsa për të njëjtën arsye nuk u mbajtën edhe disa seanca më parë.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *