Home / Lajme / Maqedoni / Xhiampaolo di Paola: Shkupi pohuajse në NATO, problemi i vetëm – emri

Xhiampaolo di Paola: Shkupi pohuajse në NATO, problemi i vetëm – emri

24 shkurt
Ne e llogarisim Shkupin jo vetëm si partner të fuqishëm, por edhe më shumë se kjo, pothuajse në Aleancë, për shkak se e vetmja gjë që e prolongon anëtarësimin në bazë është emri” i është përgjigjur Di Paola pyetjes së Zërit të Amerikë

Ftesa për Maqedoninë për anëtarësim në NATO është e hapur dhe sapo të zgjidhet emri ajo do të bëhet pjesë e Aleancës, deklaroi kryesuesi me komitetin ushtarak të NATO-s, admirali Xhiampaolo di Paola në fjalimin para Fondacionit Heritixh në Uashington.

“Ende është në tryezë ftesa për anëtarësim në NATO dhe sapo të zgjidhet kontesti me emrin, Shkupi do të bëhet anëtare e NATO-s. Ky është sinjal i fuqishëm politik që e përsëritëm. Ne e llogarisim Shkupin jo vetëm si partner të fuqishëm, por edhe më shumë se kjo, pothuajse në Aleancë, për shkak se e vetmja gjë që e prolongon anëtarësimin në bazë është emri” i është përgjigjur Di Paola pyetjes së Zërit të Amerikës – se si NATO planifikon ta zgjidhë situatën në të cilën Maqedonia sipas numrit të armatës është kontribuesi i katërt në misionin ISAF në Afganistan, ndërsa megjithatë ende është para dyerve të Aleancës

Gjithashtu lexo

Sali Berisha: “Shkëndija” e Tetovës bën sot historinë!

Ish- kryeministri Sali Berisha i kushton një status ndeshjes mes Milanit dhe Shkëndijës së Tetovës, …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *