Home / Lajme / Rajon / Zbulohen eshtrat e 13 personave të pushkatuar

Zbulohen eshtrat e 13 personave të pushkatuar

8 shkurt-
endi ku u gjetën eshtrat ndodhet në komunën e Linzës, rreze malit të Dajtit, 50 metra larg arkivës së Bashkisë së Tiranës në malin e Dajtit. Ka qenë një person që duke kërkuar eshtrat e babait të tij të vrarë nga regjimi diktatorial komunist ka gjetur skeletet e trupave njerëzorë.

Mbetjet e eshtrave të rreth 13 personave që dyshohet se janë pushkatuar nga regjimi komunist janë gjetur të hënën në malin e Dajtit.

Vendi ku u gjetën eshtrat ndodhet në komunën e Linzës, rreze malit të Dajtit, 50 metra larg arkivës së Bashkisë së Tiranës në malin e Dajtit.

Ka qenë një person që duke kërkuar eshtrat e babait të tij të vrarë nga regjimi diktatorial komunist ka gjetur skeletet e trupave njerëzorë.

Pas kësaj u gërmua në zonë nga ekspertë të fushës të cilët varrezat e vogla me trupa të varrosur çdo pesë metra larg nga njëra-tjetra. Eshtrat e skeleteve kanë qenë të futura në qese të zeza. Televizion “News24” raportoi nga vendgjarja se eshtrat në qese nuk ishin të lidhura as me pranga dhe as me ndonjë mjet tjetër lidhës.

Eshtrat u dërguan në morgun e spitalit të Tiranës për ekspertizë të mëtejshme.

Xhafer Bregasi, roja i arshivës në Bashkinë e Tiranës, i pyetur nga mediat për këtë zbulim ka thënë zona ku u gjetën eshtrat njihet si zonë ku pushkatoheshin njerëz nga regjimi i egër komunist. Në vendgjarje kanë dal oficerë të policisë gjyqësore.

Gjithashtu lexo

Futet për nevoja personale në bunker, burrit i ndryshon jeta përgjithmonë

Ka ndodhur në një fshat të Elbasanit. Burri hyn për nevoja personale në një bunker …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *