Home / Sport / Zgjedhjet në FSHF, Halili-Vata binomi anti-Duka

Zgjedhjet në FSHF, Halili-Vata binomi anti-Duka

Te ejnten ka qenë afati i fundit i depozitimit të kandidaturave për kreun e ri të Federatës Shqiptare të Futbollit. Rudi Vata dhe Refik Halili, zyrtarisht kandidatë.

Sipas zërave në ambientet sportive, mësohet se ka një aleancë mes Halilit dhe Vatës për të mposhtur Dukën. Sipas statutit të FSHF-së, për zgjedhjen e presidentit në raundin e parë duhen 2/3 e votave. Në rast se asnjë nga kandidatët nuk e arrin që në fillim këtë shumicë të cilësuar, është i nevojshëm raundi i dytë, ku mjaftojnë 50% plus një votë për t’u shpallur president.

Refik Halili dhe Rudi Vata mësohet se janë gati të bashkëpunojnë me njëri-tjetrin për të bërë gjithçka kundër kreut aktual të FSHF-së. Kjo është arsyeja pse kanë kandiduar të dy. Sepse Armand Dukës (sikurse çdo kandidati tjetër) do t’i duhen 45 vota të delegatëve për të fituar që në raundin e parë. Aleanca Halili-Vata shpreson ta mposhtë Dukën në raundin e dytë.

Të drejtën e votës në Asamblenë e Përgjithshme Zgjedhore e kanë 65 delegatë, që përfaqësojnë klubet shqiptare të kategorisë superiore, kategorisë së parë, kategorisë së dytë, Shoqatën e Futbollit Amator, Shoqatën e Mjekësisë Sportive, Shoqatën e Gjyqtarëve dhe Shoqatën e Trajnerëve. Çdo klub futbolli ka të drejtën të një vote, pra të përfaqësohet vetëm nga një delegat (në zgjedhjet e kaluara klubet e superiores kishin dy delegatë).

Futbolli i Sallës ka një delegat. Çdo rajon (8 rajone gjithsej) i Futbollit Amator ka një delegat, Shoqata e Mjekësisë Sportive 1 delegat, Shoqata e Trajnerëve 1 delegat, Shoqata e Gjyqtarëve një delegat. Gjithsej janë 65 delegatë, që me votën e dytë do të zgjedhin strukturat drejtuese të Federatës Shqiptare të Futbollit.

Gjithashtu lexo

Kastriot Tusha dhe “Ballistët” këndojnë “Xhamadani vija vija” midis Milanos (Video)

“Ballistët” janë duke bërë atmosferë fantastike në Milano dhe atyre u wshtw bashkuar edhe Kastriot …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *